Agjencia Zhurnal.mk.

Liridon Fazliu ndeshje me serbin, kurse me pas lufton për titull

Liridon Fazliu të shtunen në Belgjike do të zhvilloj ndeshjen e tij të tetë në boksin profesionist kurse kundërshtar i tij kësaj radhe do jetë një sërb nga Bosnja, Stefan Markovic i cili ka përvoje ndërkombëtare. Për këtë përballje boksieri kosovar beson shumë se do ta përfundoj me fitore, ndërkohe që ka ftuar fansat e tij që ta mbështesin maksimalisht në synimet e tija, kurse ajo do jetë titulli Belg që pritet të ndeshet në fund të këtij viti, transmeton ArenaRing

 

Ku po i zhvillon përgatitjet ?

– Përgatitjet kryesisht i kam zhvilluar ne qytetin tim Oostende dhe ato kane qen te kombinuara me përgatitje fitnesi, psiqike dhe shume sparingje. Kam pasur 2-3 sparing partner por trajneri kohe pas kohe me ka siguruar edhe sparingje tjera, nga klubet përreth. E gjithe kjo që unë te nderoj pak ritmin e teknikave

Kush është kundërshtari ?

– Kundërshtari im kësaj radhe është serb nga Bosnja. Ai ka 4 vite që paraqitet ne boksin profesionist dhe shumicën e ndeshjeve i ka jashtë vendit tij

A mendon se do ta kesh vështire ?

– Mendoj se do jetë nje sfide interesante për mua. Kundërshtari im ka mbi 20 ndeshje edhe pse ka humbur shumicën e ndeshjeve është një boksier me shume eksperijenc.

Sa ke mbështetje për ketë ndeshje ?

Si gjithmonë shitjet janë shume te suksesshme dhe pritet ti kem mbi 1000 tifozë qe do me mbështetin

Planet e juaja

Pre momentin jam kampioni Flandrës qe është regjion i Belgjikës ku flitet holandisht. Nëse e përfundoj ketë ndeshje me suksese federata me ka premtuar ndeshje për titullin e Belgjikës me 1/11/2023.

Related posts

Sadio Mane thotë se ende nuk ka folur mirë me Mohamed Salahun pas finales së Kupës së Kombeve të Afrikës

D V

Sulm në zemër: Vdes në fushë futbollisti algjerian

D V

“Shpresoj të luajmë së bashku një ditë”, Benzema flet përsëri për Mbappen

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More