Agjencia Zhurnal.mk.

Liqeni Treska mbetet në harresë

Shkup, 7 Gusht – “Me dekada të tëra, Liqeni Treska i cili ka qenë njëri nga vendet më atraktive në kryeqytet, vazhdon të mbetet jo funksional edhe pas premtimeve të vazhdueshme të autoriteteve.

Nga Komuna e Sarajit thonë se tani procedurat po zvarriten nga pushteti qendror”,.

Premtimet për ndërtimin vendosjen në funksion të Liqenit, bëhen çdo vit, ndërsa tani institucionet i hedhin përgjegjësitë tek njëra tjetra.

Kryetari Blerim Bexheti, thotë se Komuna e Sarajit i ka kryer të gjitha procedurat për të cilat është kompetente.

Përgjegjësitë për zvarritje i hedh tek Agjencia e Turizmit.

“Komuna e Sarajit që moti i ka kryer obligimet, ka informuar Agjencinë për Përkrahje dhe Zhvillim të Turizmit në Kuadër të Qeverisë së RMV-së, gjegjësisht të Ministrisë së Ekonomisë, me sa kam informacion unë në bazë të ligjit, të gjitha institucionet që janë të implikuara kanë deleguar anëtarët e vetë, tani presim që të bëhet mbledhja e parë konstituive e këtij Komisioni që në formë të ligjit është bartës i këtij projekti të mëtutjeshëm… Tani më ata janë bartës të projektit për realizimin, gjithsesi edhe unë jam i interesuar dhe e ndjek dhe unë mendoj që mundet edhe më shpejt”, tha Blerim Bexheti, kryetar i Komunë së Sarajit.

Por drejtori i Agjencisë për Promovimin dhe Zhvillimin Turizmit, Lupço Janevski thotë se vonesat e procedurave për Liqenin Treska janë bërë pikërisht nga komuna dhe institucionet tjera relevante.

Ai tha se nga Ministria e Transportit më datë 22 Qershor të këtij viti i kanë dërguar të dhënat e plota për anëtarin që do e përfaqësojë këtë komision.

“Në muajin prill të vitit 2021 Agjencia për promovimin dhe mbështetjen e Turizmit, kishte afat prej 15 ditës sipas Ligjit, që deri tek institucionet të cilat janë të parashikuara në Ligjin për Zonat zhvillimore turistike të dërgojë kërkesë për anëtarë përfaqësues për formimin e një komisioni. Arritëm që deri dje ti marrim të gjitha nominimet. Në fakt edhe në Komunën e Sarajit është bërë kërkesë në prill të vitit 2021, ndërsa e ka dorëzuar propozimin e saj për anëtar dhe zëvendës anëtar në vitin 20.05.2022. Ka pasur institucion që tepër janë vonuar edhe krahas disa intervenimeve tona”, theksoi Lupço Janevski, drejtor i Agjencisë për Turizëm.

Drejtori Janevski, thotë se është e paparashikueshme periudha se kur do të fillojë ndërtimi i Liqenit Treska dhe vendosja e tij në funksion. Ai nënvizon se procedurat mund të zgjasin me vite. Liqeni Treska në Komunën e Sarajit, është ndërtuar në vitet e 70-ta të shekullit të kaluar me vetë kontribut të Qytetarëve të Shkupit dhe ka pasur rreth 10 mijë vizitor në ditë. Por me dekada të tëra, ky liqen mbetet jofunksional.

Related posts

IBU lançoi zyrtarisht Qendrën e Hulumtimeve Ballkanike

Redaksia

“Jo Kina, jo Korea” – Ali Ahmeti: Nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE

Xh M

Arrijnë në portin e Selanikut 76 automjete ushtarake, donacion i Norvegjisë për Maqedoninë e Veriut

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy