Agjencia Zhurnal.mk.

Linja hekurudhore Shkup – Tabanoc është pezulluar për shkak të mungesës së makinistëve

Kumanovë, 27 korrik – Kumanovarët dhe banorët e fshatrave fqinje, veçanërisht Tabanoc dhe Romanovcë, ankohen se ka kohë që nuk kanë transport hekurudhor për në Shkup, ndërsa këtë informatë e konfirmuan sot nga HRMV SHA “Transport” Shkup. nga ku shkurtimisht kanë bërë të ditur se problemi është për shkak të mungesës së makinistëve. Nga aty kanë paralajmëruar zgjidhje të problemit nga gushti i këtij viti.

Përmes një komunikate të shkurtër, Hekurudhat e Maqedonisë informojnë se linja Shkup – Tabanoc – Shkup është pezulluar.

“Linja Shkup – Tabanoc është pezulluar nga 23 qershori i vitit 2022 për shkak të mungesës së makinistëve. Jemi duke bërë përpjekje për normalizimin e linjës Shkup – Tabanoc – Shkup në gusht të vitit 2022”, njoftoi shkurt HRMV SHA “Transport” – Shkup.

Kumanovarët dhe banorët e fshatrave që udhëtojnë për në Shkup tregojnë se kanë edhe bileta mujore dhe se do të kërkojnë rimbursim. Ata kërkojnë zgjidhje më të shpejtë të problemit, pasi çmimi i një bilete ditore dhe biletë vajtje-ardhje me tren është më i lirë se çmimi i transportit me autobus.

Related posts

Edukimi i ekipeve të shërbimit të natës dhe shërbimit të urgjencës për sëmundjen HAE

Z.H

Rreth dy mijë e 500 persona në karantinë në Gostivar dhe Tetovë

D V

16 tregtarë nuk respektuan vendimin për çmime blerëse të produkteve bazë

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More