Agjencia Zhurnal.mk.

Linja ajrore Shkup-Korfuz nga 1 qershori me Ejxhian Erlajns

Shkup, 2 prill –  Linja ajrore direkte sezonale nga Aeroporti Ndërkombëtar Shkup deri në aeroportin e Korfuzit do të vendoset nga 1 qershori i këtij viti.    Udhëtimi për në këtë destinacion veror do të zgjasë një orë e 15 minuta, njoftoi sot TAV Maqedoni, operatori i aeroporteve të Maqedonisë. 

Në linjën Shkup-Korfuz do të fluturojë kompania ajrore kombëtare greke Ejxhian Erlajns, deri në fund të shtatorit, me dy frekuenca javore, ose çdo të shtunë (e diel) dhe çdo të martë (e mërkurë).

Koha e nisjes, të shtunën dhe të martën, nga aeroporti i Shkupit do të jetë në orën 21:35 (koha lokale), ndërsa ora e mbërritjes në aeroportin e Korfuzit në orën 23:50 ( koha lokale), ndërsa ora e nisjes, të dielën dhe të mërkurën, nga aeroporti i Korfuzit do të jetë në orën 00:20 ( koha lokale), ndërsa ora e mbërritjes në aeroportin e Shkupit do të jetë në orën 00:30 (koha lokale). 

“Si operator aeroporti, jemi shumë të lumtur ta paralajmërojmë vendosjen e linjës së re sezonale ajrore AEGEAN që do të lidhë Shkupin me Korfuzin, nga 1 qershori. Pas Athinës dhe Sarajevës, fluturimi direkt për në Korfuz do të jetë destinacioni i tretë që AEGEAN  e vendos nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit. Kjo linjë ajrore e re për turizëm rekreativ është dëshmi se partneriteti dhe bashkëpunimi me AEGEAN vazhdon me zgjerimin e lidhjes së Shkupit. Kjo kompania ajrore do të ofrojë lehtësim dhe rehati për pasagjerët tanë që duan të arrijnë në një nga ishujt më tërheqës grekë si destinacion për pushim”, deklaroi Nexhat Kurt, drejtor i përgjithshëm i TAV Maqedoni.

 Përfaqësuesit e TAV Aeroportetve  theksojnë se kjo linjë ajrore e re sezonale do të pasurojë më tej portofolin e Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit dhe hartën e rrjetit të lidhjeve ajrore, aq më tepër që, siç theksojnë, Korfuzi është një destinacion tërheqës veror që tani mund të arrihet në vetëm një orë e 5 minuta.

TAV Maqedoni, një degë e TAV Aeroporte, përfundoi janarin dhe shkurtin e vitit 2024 me 243.244 pasagjerë në dy aeroportet e Maqedonisë së Veriut –  Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit dhe Shën  Apostull Pavle Ohër, që paraqet një rritje prej 47 për qind krahasuar me janarin dhe shkurtin e vitit 2023. Në të njëjtën kohë, numri i fluturimeve në dy aeroportet në dy muajt e parë është 1.931, me 38 për qind   rritje vjetore.

Related posts

Veteranët e UÇK-së porosi Grubit: Nuk lejojmë shkeljen e flamurit kombëtar! (VIDEO)

Redaksia

Kovaçevski: Gabuam me disa parti shqiptare

Redaksia

Toshkovski garanton proces të rregullt zgjedhor

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky