Agjencia Zhurnal.mk.

Lindja e Mesme, në fokus të bisedimeve Izrael-Rusi

Kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett, po viziton për herë të parë Rusinë që nga zgjedhja e tij në këtë pozitë në muajin qershor të këtij viti.

 

Bisedimet me presidentin rus, Vladimir Putin, pritet të fokusohen në Lindjen e Mesme.

Televizioni shtetëror rus transmetoi pamjet e fillimit të bisedimeve në qytetin turistik të Soçit në brigjet e Detit të Zi.

Putin ka thënë se të dyja vendet kanë lidhje “unike” dhe që shpresonte në vazhdimin e raporteve të mirëbesimit që kishte me qeverinë e mëparshme izraelite të udhëhequr nga Benjamin Netanyahu.

Ndërsa kryeministri Bennett i tha Putinit se Izraeli e sheh atë si “një mik të vërtetë të popullit hebre” dhe vlerësoi lartë përpjekjet e luftës sovjetike kundër Gjermanisë naziste.

Gjatë nisjes për në Soçi, Bennett tha se sa i takon politikës së jashtme të vendit të tij, marrëdhëniet me Moskën janë një “element i rëndësishëm”.

Kryeministri izraelit konfirmoi se të dy udhëheqësit do të diskutojnë për “situatën në Siri dhe angazhimet për të parandaluar programin bërthamor ushtarak të Iranit”.

Moska është një nga nënshkruesit e një marrëveshjeje të vitit 2015 mes Iranit dhe fuqive botërore.

SHBA-ja është tërhequr nga marrëveshja më 2018 dhe ka vendosur sanksione të ashpra nga Iranit.

Teherani ka kohë që po i shkel kushtet e marrëveshjes.

Të dyja vendet po bëjnë përpjekje të ringjallin marrëveshjen përmes bisedimeve indirekte në Vjenë të Austrisë, por nuk është shënuar ndonjë përparim.

Muajin e kaluar, Bennett i tha Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara se Izraeli “nuk do të lejojë që Irani të posedojë armë bërthamore”.

Related posts

Ata që janë vaksinuar me Moderna mund të mos kenë nevojë të marrin një dozë të tretë!

D V

Johnson: Të përfundojmë vaksinimin antiCOVID në botë deri në fund të 2022

Redaksia

Rishfaqet presidenti afgan: “Më falni që ika, nuk do t`ju braktis”

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More