Agjencia Zhurnal.mk.

Linda Halimi e nis vitin 2022 me pushime në Miami, shfaq linjat atraktive të trupit në paraqitje me bikini

Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, e ka nisur vitin 2022 duke shijuar disa ditë të mira pushimi.

 

Në rrjetet sociale Instagram dhe TikTok, këngëtarja shqiptare ka ndarë me fansat e saj disa imazhe nga momentet e këndshme që po shijon në Miami.

Ajo madje ka treguar se ky destinacion do të jetë tash e tutje vendbanimi i saj i përhershëm, pas shpërnguljes me bashkëshortin dhe vajzën nga Atalanta.

Foto: Linda Halimi/TikTok

Linda e cila shquhet për linjat atraktive të trupit, nuk hezitoi që t’i ekspozonte ato në një paraqitje me bikini pranë pishinës së hotelit ku ndodhet aktualisht.

“Nganjëherë ti duhet të jesh një e bukur dhe një bishë”, shkroi ajo në mbishkrimin e një fotografie të publikuar në Instagram.

Tutje, këngëtarja e hitit “Ëndërroja” publikoi edhe një video për fansat e saj në TikTok, ku me krenari shfaqte trupin e saj të tonifikuar.

Foto: Linda Halimi/TikTok

Vitin e kaluar, Linda e bëri të ditur se kreu në trup operacionin BBL, për zhvendosjen e dhjamit nga barku në vithe.

Foto: Linda Halimi/TikTok

Ajo është gjithashtu shumë e përkushtuar ndaj palestrës, gjë e cila i ka ndihmuar në mbajtjen e një forme të mirë të trupit.

Related posts

Bebe Rexha: Mendoja se në këtë moshë do të isha e martuar, por kam gjetur dikë që më do dhe unë e dua shumë gjithashtu

D V

Romeo shprehu pëlqimin për Beniadën, reagon Aleksia

D V

Nicole Scherzinger paditet nga krijuesi i ‘The Pussycat Dolls’

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More