Agjencia Zhurnal.mk.

Limani nga BESA: BDI dhe LSDM të tregojnë nëse janë me SHBA-në apo BE-në ose me Serbinë dhe Rusinë?!

Shkup, 12 tetor – Udhëheqësi i BDI-së, bashkë me Qeverinë ua kanë borxh qytetarëve që t’u përgjigjen publikisht nëse janë:

– Me SHBA-në dhe BE-në ose – Serbinë dhe Rusinë ?!

Çdo ditë e më tepër Qeveria LSDM-BDI-së, për shkak të krimit të organizuar dhe raporteve vëllazërore me Serbinë dhe Rusinë është duke prishur marrëdhëniet deri në masën e armiqësisë me popullin dhe partnerët strategjik të SHBA-së dhe BE-së.

Për interesa të ngushta personale, grupore dhe partiake, udhëheqësi i BDI-së, bashkë me si-vëllaun Dimitar Kovaçevski, përmes projekteve antikombëtare të llojit “Ballkani i Hapur” dhe krimit të organizuar janë duke kahëzuar vendin drejt interesave serbo-ruse, të cilat në masë trishtuese janë duke devijuar nga rrugëtimi euro-integrues dhe politikat strategjike të SHBA-së, të krijuara në tre dekadat e fundit mbi Ballkanin dhe të ardhmen tonë.

Me këtë rast u bëjmë thirrje Uashingtonit dhe Brukselit që të jenë më të ashpër në raport me porositë e deritanishme drejtuar qeverisë së kriminalizuar, për të hequr dorë nga korrupsioni që ka pushtuar çdo pore të institucioneve të vendit tonë.

Sipas statistikave dhe anketimeve të bëra në raportin e faktorëve të jashtëm, vendin tonë e paraqesin se është i korruptuar në masën nga 95 deri 97 %, të të gjitha shtresave, e që i bie se vetëm 3% e popullatës është e papërfshirë në korrupsion !!!

Të nderuar bashkëvendës!

Që të jetë situata edhe më e frikshme qeveria e krimit në vend që të implementojë reformat e sugjeruara nga vendet mike të Bashkimit Evropian, Dimitar Kovaçeski me si-vëllanë është duke parapërgatitur terrenin e rikthimit të Gruevskit dhe shpalljen si të pafajshëm, për dënimet e prera në lidhje me keqpërdorimet e bëra gjatë qeverisjes së tij, me partnerin strategjik të quajtur BDI.

E keqja e kësaj qeverie të korruptuar deri në poret më të skajshme fuqizohet edhe mbi qëndrimet e SHBA-së dhe të gjitha shteteve Evropiane, të cilat sulmet e terroristëve serb në Mitrovicë e Veriut u shpallën si terroriste të planifikuara dhe ndihmuara nga qeveria e Serbisë, ndërkohë që Ahmeti si pinjoll i planeve serbe përmes Ministrit të interesave të jashtme-Bujar Osmani, dërgoi porosi shpëtimtare përmes qëndrimit se u dashka të “konstatohet nëse Serbia është ose jo e përfshirë në këto sulme”.

Me këtë rast duhet theksuar edhe qëndrimin e Ministrit të Jashtëm të Rusisë-Sergej Llavrov, në lidhje me Projektin e ”Ballkanit të Hapur”, të cilin e pranoi si iniciativë e Serbisë, ndërkohë që Dimitar Kovaçevski pa hamendje deklaroi se nuk do të ndryshojnë qëndrimin për të mbetur besnik i Serbisë në realizim të projektit të këtillë me prapavijë të nostalgjisë jugosllave.

Në momentet që qytetarët ballafaqohen me shqetësimin e hapjes së bastoreve, lojërave të fatit dhe kazinove pa asnjëlloj kriteri dhe standardi, Artan Grubi me leje të tutorit të tij, lidhin pakte me oligarkët ruso-bullgar që të shkatërrojnë buxhetet e familjeve tona, deri në masën e shitjes së pronave dhe tapive stërgjyshore.

Në planin e varfërimit deri në masën e shkatërrimit të familjeve të vendit tonë, janë të infiltruar në mënyrë të vetëdijshme edhe udhëheqësit e LSDM/BDI-së dhe Qeverisë, të cilët lidhen me përfitime të përbashkëta me Radojçeviqin !

Qytetarët janë të ngopur me lojërat e të pushtetit aktual dhe kuptuan që qeveria e krimit “Frontin Evropian” e përdor vetëm si term, për të ruajtur pozitat nga ku zhvillojnë rrjetin e korrupsionin për pasurim personal dhe familjar.

Si Lëvizje BESA u bëjmë thirrje drejtuesve të LSDM-BDI-së, që hapur të prononcohen nëse janë “pro” politikave demokratike të SHBA-së dhe Bashkimit Evropian, apo do të vazhdojnë të përkrahin projekte që janë në funksion të zgjerimit të Rusisë deri në viset e shteteve të Ballkanit.

Heshtja në këtë periudhë është pohim i lidhjes së tyre, përmes krimit dhe Serbisë me planet ruse mbi vendet tona, e të cilat nuk njehin koncepte demokratike, por zhvillim të diktaturës putiniane.

Fatmir Limani – nënkryetar i Lëvizjes BESA

Related posts

Vetëm sivjet gati tre mijë maqedonas kanë kërkuar pasaportë bullgare

Xh M

Rasti i Vanja Gjorçevskas, opinioni i tronditur, bëjnë apel për dënim maksimal

Xh M

Ferati: Ja kush qëndron pas protestave kundër paraleles shqipe në Çashkë

Xh M