Agjencia Zhurnal.mk.

Limani: Kupën e kemi synim të fuqishëm ta sjellim në Gjilan, kemi forcë për t’i gëzuar “Intelektualët”

Drita e Gjilanit e ka pasuruar kabinetin e saj me disa trofe viteve të fundit në futbollit kosovar.

Skuadra “bardhekaltër” në katër vitet e fundit është stolisur dy herë me titullin e kampionit në Superligën e Kosovës në futboll. Krahas titujve, Drita fitoi edhe Superkupën e Kosovës në futboll në edicionin 2017/18.

Mirëpo, gjatë 20 vjetëve të fundit ajo që po mungon te klubi nga Anamorava është trofeu i Kupës së Kosovës. Drita në pesë vitet e fundit nuk ka arritur ta “shijojë” as gjysmëfinalen e këtij kompeticioni, duke u eliminuar herët në këtë garë.

Skuadra nga Gjilani në çerekfinale të Kupës këtë edicion do të ketë përballë Ulpianën, ekipin tjetër elitar të promovuar këtë sezon në elitë, e që ndodhet në pjesën e poshtme të kampionatit.

Kapiteni i Dritës, Ardian Limani në një bisedë me Demokracia.com tha se klubi e ka synim të fuqishëm ta sjellë këtë trofe në Gjilan pas dy dekadash.

Jemi të vetëdijshëm për ecurinë tonë negative në kuadër të Kupës në këto vitet e fundit, andaj është bërë edhe dëshirë dhe synim i fuqishëm këtë vit që ta sjellim këtë trofe në shtëpinë tonë. Gjithashtu e dimë që nuk është rrugë e lehtë ta arrish këtë, por që ne besojmë shumë në kualitetin e skuadrës dhe do të luftojmë në dy frontet. Ne ende nuk kemi filluar të mendojmë Ulpianën në Kupë, pasiqë jemi të fokusuar në ndeshjet e radhës, mirëpo e dimë që do të jetë sfidë e vështirë”, u shpreh kapiteni i Dritës, Ardian Limani të hënën për Demokracia.com.

Mbrojtësi gjilanas vlerësoi gjithë skuadrat që kanë mbetur në lojë në Kupë.

Realisht të gjitha skuadrat e kreut janë ende në garë dhe të gjitha kane shanset njësoj. Ne do të synojmë që ta sjellim këtë trofe sepse edhe është dëshirë shumë e madhe e dy presidentëve tanë, të cilëve i mungon ky trofe. Kemi forcë për t’i gëzuar Intelektualët dhe shpresojmë shumë që ta bëjmë këtë”, nënvizoi për fund Limani.

Hera e fundit kur Drita triumfoi në evenimentin e Kupës ishte sezoni i largët 2000/01 kur në finale mposhtën rivalin e qytetit, Gjilanin 6:5 pas penalltive

Related posts

Alban Dragusha merr drejtimin e skuadrës së njohur kosovare

Redaksia

24 komuna do të nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për projekte të USAID

Z.H

Qendra e Kumanovës për një kohë të shkurtë pa rrymë, ekipet e “Ujësjellësit” kanë dëmtuar kabllot e shpërndarjes së energjisë, sanohet defekti

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More