Agjencia Zhurnal.mk.

Limaj: Albin Kurti duhet të heq dorë nga veriu i Kosovës

Kreu i NISMA-së Fatmir Limaj ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti duhet hequr dorë nga veriu i Kosovës pas zgjedhjeve të djeshme në katër komuna të veriut, ku serbët e kësaj pjese e bojkotuan procesin zgjedhor.

Kjo pasi sipas Limajt, Qeveria do të duhej të zgjidhte krizën politike që shkaktuan dorëheqjet e serbëve nga institucionet e jo të organizoheshin zgjedhje, kur sipas tij dihej epilogu i tyre.

“Serbët e Kosovës në vazhdimësi kanë qenë viktimë e instrumentalizuar që sa dekada, dhe ende e kanë këtë problem nga Beogradi. Në shumë raste ne në Kosovë me veprimet tona, ia kemi mundësuar Beogradit. Qytetarët kanë mbetë në mes dy zjarreve. Vazhdon ajo situatë e rëndë për ta dhe agjendat e këtyre njerëzve kanë fituar. Kjo është rruga me e mirë e Kurtit për të heq dorë nga pjesa veriore e Kosovës. Zgjedhjet nuk janë në vetëvete demokratike vetë mbajtja e tyre. Nuk është detyrë ligjore e demokratike e zgjedhjeve edhe mori kush mori pjesë”, tha Limaj.

Sipas tij, kryeministri Kurti e presidenti Vuçiq do të vazhdojnë me agjendat e tyre politike dhe mashtrimin ndaj qytetarëve të veriut.

“Ka humbur qytetari i Kosovës, ka humbur demokracia. Ka humbur mundësia e integrimit, të bashkëjetesës, qytetaria. Përderisa kanë fituar edhe Kurti besoj edhe Vuçiqi, ata do të vazhdojnë agjendat e tyre politike, vazhdojnë tensionin e mashtrimin e të dyja palëve”.

“Në Beograd Vuçiqi shpalli triumf të unitetit historik serb, e Kurti këtu shpall fitore të shtetit dhe demokracisë”, tha Limaj në Politiko.

Related posts

Tahiri: Nuk i votojmë marrëveshjet ndërkombëtare, vendin duam ta dërgojmë në zgjedhje

D V

Obiliq, gjashtë automjete largohen nga qarkullimi për shkelje të rregullave në trafik

D V

Kurtaj: Gjatë periudhës 1998-1999 asnjëherë nuk e kam takuar Jakup Krasniqin

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy