Agjencia Zhurnal.mk.

Likovë, punohet intensivisht në rrjetin e ujësjellësit

Likovë, 26 mars – Në vendbanimet e fshatrave të Likovës po punohet intensivisht në përfundimin e punimeve për rregullimin e ujësjellësit në këtë Komunë. Dje dhe sot aktivitete të këtilla rreth punëve për ujësjellësin janë kryer në fshatrat Nikushtak dhe Vishticë.

“Dje ishim në fshatin Nikushtak ku filluam ku filluam punimet për ujësjellësin e fshatit Nikushtak, me çka edhe do të përfundojë rrjeti sekundarë i fshatit Nikushtak , ndërsa sot vazhdojmë me fshatin Vishticë, i cili ka patur më së tepërmi nevojë për ujë të pijshëm. Në bazë të projektit që e kemi përgatitur si Komunë kemi aplikuar në Ministrinë e ambientit jetësor dhe planifikimit hapsinor, i cili edhe është pranuar . Ja sot edhe fillojnë punimet për realizimin e këtij proekti dhe të lëshojmë në përdorim ujin e pijshëm edhe në këtë fshat , i cili ka patur shumë nevojë për ujë” deklaroi, kreu i Likovës Erkan Arifi.

Bëhet fjalë për një projekt prej 26 milionë denarësh dhe i njejti pritet të përfundoj për rreth 4 muaj.

“Duke patur parasysh se Kontraktues është Ministria e ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor, vlera e projektit është diku 26 milion denarë, ku parashihet rrjeti sekundar për tërë fshatin, ndërtimi i rezervuarit të ri dhe pompat, të cilat janë në bazë të projektit kryesor. Në bazë të marrëveshjes punimet duhet të kryhen për 120 ditë” shtoi Erkan Arifi.  

Me punimet kryesisht në rregullimin e rezervuarëve dhe rrjetit sekundar dal nga dal edhe ujësjellësi në Komunën e Likovës do të merr fizionominë e duhur.

“Në bazë të planit tonë strategjik për zhvillim që e kemi në kuadër të komunës së Likovës , do të fillojmë me ndërtimin e rezervuarit në fshatin Sllupçan , me rrjetin sekundar në fshatrat Ropalcë , Hotël, Opajë, me çka njëherë e përgjithmonë kjo tabu temë për banorët e Likovës do të merr fund dhe çdo banorë i Likovës do të ketë ujë për pije nga Penda e Gllazhnjës“ na tha ndër të tjera Erkan Arifi.

Vlen të theksohet se rrjeti i ujësjellësit është një ndër projektet kapitale , që po realizohen viteve të fundit në të gjitha vendbanime e Komunës së Likovës.

Related posts

Në prag të ushtrimit “Përgjigje e shpejtë 23”, në Kavadar prezantohen pajisjet ushtarake

Xh M

Anketë e IPIS: 6,6% Ali Ahmeti, 2,2% Bilall Kasami, 1,8% Arben Taravari, 1,3% Afrim Gashi, 1,1% Zijadin Sela

Redaksia

Përkatësia etnike edhe në certifikatat e lindjes

Xh M