Agjencia Zhurnal.mk.

Ligjvënësit amerikanë kërkojnë që Olimpiada më 2022 të mos mbahet në Pekin

Një grup i ligjvënësve amerikanë, i ka bërë thirrje Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, që të shtyjë Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2022 dhe të ndërrojë vendin e organizimit, nëse Kina nuk iu jep fund “abuzimeve më të drejta të njeriut”, ndaj ujgurëve dhe grupeve tjera myslimane që janë minoritete.

Ligjvënësit kanë thënë në letrën dërguar udhëheqësit të Komitetit Olimpik, Thomas Bach, se asnjë Olimpiadë nuk duhet të mbahet në një shtet, qeveria e të cilit “po kryen gjenocid dhe krime kundër njerëzimit”.

Ligjvënësit kanë thënë po ashtu se mbajtja e Olimpiadës në Pekin do të reflektonte keq në organizim dhe shtyrja nga shkurti i 2022-ës, ashtu sikurse lokacioni, do të jenë në interesin më të mirë të atletëve.

“Për neve është e padrejtë që Komiteti Ndërkombëtar Olimpik t’i shtyjë atletët që të sakrifikojnë ndërgjegjen e tyre për të arritur qëllimet e tyre në gara, ose anasjelltas”, kanë thënë ata.

Letra është nënshkruar nga ligjvënësit: Jeff Merkley, Jim McGovern, Marco Rubio dhe Chris Smith.

Komiteti Ndërkombëtar Olimpik ka aftësi të shtyjë Lojërat për një periudhë kohore, kanë thënë ligjvënësit, duke përmendur shtyrjen e Lojërave Olimpike Verore 2020, të cilat kanë nisur në Japoni.

Ato janë shtyrë nga viti i kaluar, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Mirëpo Komiteti Ndërkombëtar Olimpik ka thënë më herët se nuk është “superfuqi qeveritare” që mund të zgjidhë çështjet politike në Kinë.

Kina është kritikuar në nivel ndërkombëtar për ndalim të më shumë se 1 milion ujgurëve dhe minoriteteve tjera myslimane, për punë të detyrueshme dhe abuzime tjera në provincën Ksinjiang.

Departamenti amerikan i Shtetit kanë thënë se këto veprime përbëjnë gjenocid dhe krim kundër njerëzimit.

Kina mohon çfarëdo keqbërje, duke thënë se kampet janë “qendra edukuese”, me qëllim të pastrimit të njerëzve nga terrorizmi.

Related posts

Autoriteti Palestinez e formon kabinetin e ri

Xh M

Lula: Negociatat aktuale të marrëveshjes BE-Mercosur duken më premtuese se më parë

Xh M

Qeveria Mitsotakis i mbijeton mocionit të mosbesimit në parlament, 158 deputetë votuan kundër

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy