Agjencia Zhurnal.mk.

Ligji për vetëqeverisje lokale ende përmban emrin e vjetër “Republika e Maqedonisë”

Shkup, 2 Nëntor – Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski, në një prononcim për televizionin “Telma”, ka kërkuar nga këshilltarët e rinj nëpër komuna që të respektojnë Kushtetutën si akt më të lartë juridik dhe që emri kushtetues, betimet, të vendosë emri kushtetues Republika e Maqedonisë së Veriut.

 

Megjithatë, ai pranon se Ligji për Vetëqeverisje Lokale ende përmban emrin “Republika e Maqedonisë”. Për të bërë ndryshimet nevojiten një shumicë prej dy të tretash, gjë që aktualisht është e vështirë për t’u arritur.

“Dhe në ato betime thonë se do të udhëhiqen dhe do të punojnë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet, dhe në këtë rast ende pa filluar punën, shkelin Kushtetutën dhe kjo nuk është mirë.

Unë mund t’i inkurajoj më tej nëse duan të punojnë kështu, por le t’i kthejnë paushallin që do të marrin nga Maqedonia e Veriut, nëse janë kaq konsistent dhe duan të bëjnë diçka, le t’i kthejnë paushallin se nuk vijnë nga Republika e Maqedonisë por nga Maqedonia e Veriut”, thotë Milevski.

Related posts

OBRM-PDUKM do të paraqesë 200 amendamente, po nuk do të bllokojë miratimin e buxhetit

D V

Rinia më e rrezikuar nga Kovid-19: As nuk vaksinohen, as nuk respektojnë masat

D V

Shilegov: U lëshua në përdorim korsia e dytë e biçikletave në Vodno, Shkupi po bëhet atraksion turistik

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More