Agjencia Zhurnal.mk.

Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave personale, huti dhe harxhime shtesë për kompanitë

Shkup, 25 gusht – Mbrojtja e të dhënave personale është shëndrruar në një sfidë në epokën në të cilën po jetojmë, pasi në shumë shtete ata janë bërë cak i sulmeve dhe keqpërdorimeve të shumta, ndërsa për të parandaluar këto raste, vende të ndryshme kanë ndërmarrë masa ligjore, një nga ato është edhe Maqedonia e Veriut, ku ligji i ri për të dhënat personale ka hyrë në fuqi dje.

Të dhënat personale në të gjithë botën kanë qenë pre e sulmeve kibernetike, përmes së cilës ata kanë vjedhur të dhanat për milion njerëz, e më pas ata janë përdorur si instrument presioni, përgjimi apo edhe shantazhi, e të gjithë këto kanë shkaktuar ndjenjën e pasigurisë në drejtim të kompanive apo edhe institucioneve shtetërore duke i konisdeuar ata si të pa afta për të mbrojtur informacionet personale, shkruan Zhurnal.

Për tu përballur me këtë sfidë Bashkimi Europian në vitin 2016 ndërmori një iniciativë për të ndryshuar dhe njëkohësisht përforcuan mbrojtjen e të dhënave për të gjithë qytetarët e Unionit.

Kështu Rregullorja e Përgjithshme e Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR), e dakordësuar nga Parlamenti dhe Këshilli Evropian në Prill 2016, zëvendësoi Direktivën për Mbrojtjen e të Dhënave 95/46/ec në vitin 2018 si ligji parësor që rregullon mënyrën se si kompanitë mbrojnë të dhënat personale të qytetarëve të BE-së.

GDPR përmban 11 kapituj dhe 91 artikuj, disa nga kërkesat kryesore të privatësisë dhe mbrojtjes së të dhënave të saj përfshijnë:

Kërkon pëlqimin e subjekteve për përpunimin e të dhënave
Anonimizimi i të dhënave të mbledhura për të mbrojtur privatësinë
Sigurimi i njoftimeve për shkelje të të dhënave
Trajtimi i sigurt i transferimit të të dhënave përtej kufijve
Kërkon që disa kompani të caktojnë një oficer për mbrojtjen e të dhënave për të mbikëqyrur pajtueshmërinë me GDPR

Përveç anëtarëve të BE -së, është e rëndësishme të theksohet se çdo kompani që tregton mallra ose shërbime për banorët e saj, pavarësisht nga vendndodhjes, i nënshtrohet rregullores.

Kështu Maqedonia e Veriut miratoi ligjin e ri për mbrojtjen e të dhënave personale në përputhje me direktivat e Bashkimit Europian në shkurt të vitit 2020, por u la afat një periudhë 18 mujore deri në përshtatjen dhe impementimin e saj në kompanitë apo institucionet e vendit, e kjo ka hyrë zyrtaritsht në zbatim më 24 gusht të këti vitit.

Ligji i ri obligon çdo kompani në vendin tonë qoftë e madhe, e mesme apo e vogël që të ketë një “Oficer” për mbrojtjen e të dhënave personale, e që sipas ligjit informacionet konfidenciale për çdo individ do të jenë më të sigurta, shkruan Zhurnal.

Ky ligj ka shkaktuar jo pak huti në kompanitë e vendit tonë, pasi shumë prej tyre kanë deklaruar se nuk kanë marrë informacione të sakta rreth përmbajtjes së këti ligji, dhe si të tillë ata nuk din edhe si ta zbatojnë atë. Në të njejtën kohë ata i friksohen ndëshkimeve pasi ligji parashesh se për shkelësit e saj dënimi do të varijoj nga 2 % deri në 4 % të fitimit të tyre vjetor.

Një shqetësim tjetër i kompnanive është shpenzimet shtesë që po sjell ky ligj, pasi me zbatimin e saj do të rritet edhe kostoja financiare e kompanive, të cilët për këtë qëllim do të duhet që ta punësojn një njeri.

Pastaj një shqetësim tjetër ka të bëj me faktin se një personi i mundësohet që të ketë qasje në të gjitha informacionet personale të çdo individi, e kjo përbën rrëzik për keqpordorimin e mundshëm të të dhënave nga ai që është ngarkuar për ti mbrojtur ato.

Bashkimi Europian i cili ka një sistem më të mirë organizuar të sistemit të të dhënave, kishte një hapësirë dy vjeçare për të implementuar në tërësi ligjin, kurse Maqedonia e Veriut ka paraparë vetëm 18 muaj kohë për zbatimin e saj, e që e gjithë kjo po ul efikasitetin e zbatimit të saj, pasi kompanitë po përballen me shumë paqartësi për mënyrën e implementimit.//Zhurnal.mk

Related posts

Daku ia propozon skuadrave sllovene yllin e Dritës: Mund të bëj gjëra të mëdha këtu

Redaksia

Prodhohen 16.704 MWh energji elektrike

Xh M

Fletarrest ndërkombëtar për Anxhelo Gjorgjievski për vrasjen e hendbollistit Denis Tot

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More