Agjencia Zhurnal.mk.

Ligji i denoncuesve, qytetarët po denoncojnë paligjshmëritë

Shkup, 7 Tetor – Ligji i denoncuesve ka filluar të inkurajojë qytetarët që të paraqesin parregullsit në funksionimin e institucioneve përmes raportimeve në sisitemin e brendshëm i cili i mbron ata.  Nga ana e institucioneve, të cilat kanë marrë raportime, thonë se kanë vepruar në përputhje me ligjin, janë kryer veprime konkrete në drejtim të kontrollit të pretendimeve në raporte. Kryetarja e Transparency International – Maqedoni, Sllagjana Taseva, theksoi nevojën e motivimit të qytetarëve për ti denonsuar rastet joligjore.

 

“Funksionon ligji megjithatë jo mjaftueshëm për atë se ka ndjesi asgjë nuk do  të përmirsohet. Në këtë pjesë duhet të punohet ende dhe të krijohet ndjesia se komuniteti është i interesuar të ballafaqohet me këtë dhe të mbështeten njerëzit që duan të bëjnë diçka. Pra, nevoitet motivim.”, tha kryetarja e Transparency International – Maqedoni, Sllagjana Taseva.

Sipas Biljana Ivanovska, kryetare e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, ligji inkurajon megjithatë duhet akoma të punohet në krijimin e besimit.

“Mendoj se tanime nuk duhet të kërkojmë justifikime, duhet të tregojmë vullnetin dhe dëshirën tonë përmes punës. Ti bindim njerëzit, të kenë besim të vinë dhe ti tregojnë pikpamjet e tyre për veprimet joligjore.”, tha kryetarja e Komsionit për Antikorupsion, Biljana Ivanova.

Ligji për Mbrojtjen e Denoncuesve ka filluar të zbatohet më 18 mars 2016 dhe parashikon mbrojtje për ata që raportojnë dhe për të afërmit e tij.

Related posts

Biznesmenë nga Koçani dhe Berova me interes për masën “Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i bizneseve të vogla”

Z.H

Prokuroria e Maqedonisë kërkon që të kyçet në procesin e identifikimit të viktimave nga aksidenti i autobusit në Bullgari

D V

Gjukanoviq: E ardhmja e rajonit është pakthim europiane!

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More