Agjencia Zhurnal.mk.

Ligjëratë “Bletari e qëndrueshme – përvoja dhe praktika”

Shkup, 26 tetor – Ndryshimet klimatike dhe bletaria, bletari e qëndrueshme dhe metodat, janë pjesë e temave të cilat do të përfshihen në ligjëratës e sotme “Bletari e qëndrueshme – përvoja dhe praktika”.

 

Ligjërues do të jetë Boshtjan Noç, ekspert për bletari, kryetar i shoqatës së bletarisë të Sllovenisë dhe iniciator i Ditës botërore të bletëve.

Në ngjarje do të mbajnë fjalim ambasadori slloven në Shkup Millan Predan, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Arjanit Hoxha, profesori Mile Markoski, prodekan për shkenca dhe bashkëpunim me ekonominë dhe zhvillimin nga Fakulteti për Shkenca Bujqësore dhe Ushqim, si dhe Marjana Shushlevska, lidere e ekipit të Programit për ruajtje të natyrës në Maqedoninë e Veriut.

Pjesëmarrësit dhe opinioni përmes ligjëratës me temën “Bletari e qnëdrueshme – përvoja dhe praktika do të informohen më shumë rreth bletarisë përmes ndarjes së përvojave të Sllovenisë, teknikat dhe praktikat për bletari të qëndrueshme, mënyrën në të cilën shteti e ndihmon bletarinë, ndikimin dhe pasojat nga ndryshimet klimatike dhe parashikimet për të ardhmen.

Organizator është Ambasada e Sllovenisë në Maqedoninë e Veriut, në bashkëpunim me Programin për ruajtje të natyrës në Maqedoninë e Veriut, projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, e koordinuar nga Farmahen – Shkup.

Related posts

Hapet qendra më e madhe tregtare në vend “East Gate Mall”

Z H

ZZHTI i prezantoi mundësitë për investime dhe konceptin e ri para njerëzve kryesorë nga industria automobilistike

Z H

Blloku i dytë i REK Manastir prej mbrëmë është kyçur sërish në sistemin elektroenergjetik

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More