Liga e Parë në futbollin kosovar vazhdon javën e 13-të edhe sot (e shtunë) me katër ndeshje.
Në Grupin A do të zhvillohen plot tre ndeshje, njëra nga ndeshjet kryesore pritet të jetë në mes Istogut dhe Drenasit.
Në të njëjtin grup do të luajnë edhe Rahoveci me A&N dhe Trepça – Besa.
Ndërkohë në Grupin B zhvillohet vetëm një takim në mes Fushë Kosovës dhe Ramiz Sadikut.
Këto takime do të luhen nga ora 13:00.