Agjencia Zhurnal.mk.

Lidhja Demokratike e Maqedonisë: Kovaçevski të tërheq ligjin për amnisti

Shkup, 29 shtator – Lidhja Demokratike kërkon nga kryeministri Dimitar Kovaçevski tërheqjen e projektligjit të ri për amnisti, sepse ky ligj është pazar politik mes partnerëve të koalicionit LSDM, BDI dhe Aleancës së Shqiptarëve dhe vazhdimësi e ndryshimeve të fundit në Kodin Penal me të cilat u sulmua brutalisht rendi juridik.

“Zoti Kovaçevski, mos u mërzitni të shkruani amendamente në ligjin e propozuar nga Qeveria që ju drejtoni. Do të ketë mijëra amendamente dhe të jeni të sigurt që ligji nuk do të kalojë.

Meqë ra fjala, a e dini se si dukeni tani me shpalljen e amendamentit? Ju po i dërgoni një mesazh opinionit: Unë kam mendimin tim, por nuk jam dakord me të”, thuhet në reagimin e DS-së.

Nga lidhja Demokratike theksojnë se Qeveria e shkatërroi sistemin e sundimit të ligjit dhe e kërcënon integrimin evropian të Maqedonisë.

“Në të njëjtën kohë, i bëjmë thirrje Bashkimit Evropian që të ndërtojë një qëndrim të qartë në lidhje me ndryshimet në Kodin Penal, të cilat ulin dënimet për zyrtarët, si dhe ligjin e fundit të propozuar për amnisti, i cili do të amnistojë personat që kryejnë krime të rënda”, shtojnë nga atje.

Related posts

Top Channel shkruan për “takim të fshehtë” Taravari-Ahmeti, demanton Taravari: Spekulim absolut!

I Z

LSM dhe KOSM bashkë në protestën e 1 Majit nën moton “Ne punëtorët”

D V

Nesër dhe të shtunën reshje shiu, më pas stabilizim i motit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky