Agjencia Zhurnal.mk.

Liderët vendosën, zgjedhje të dyfishta më 8 maj

Shkup, 4 dhjetor – Partitë politike në takim liderësh vendosën që 8 maji të jetë dita e zgjedhjeve të dyfishta, rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjeve parlamentare. Rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale është 24 prilli. Liderët po ashtu ranë dakord që gjatë periudhës që vjen të përfshihen rekomandimet e OSBE-ODIHR-së në Kodin zgjedhor. Në këtë takim nuk pati marrëveshje për shfuqizimin e modelit të qeverisë teknike, gjë të cilën e kërkonte VMRO-DPMNE-ja. Do të respektohet marrëveshja mes LSDM-së dhe BDI-së, që nënkupton kryeministër 100 ditor me propozim të partisë së Ahmetit.

 “Zgjedhjet e rregullta Presidenciale ka hapësirë të ndodhin në fund të muajit prill, gjegjësisht, zgjedhjet e rregullta parlamentare të mbahen në fillim të muajit maj. Sigurisht se duhet t’i kemi parasysh edhe kufizimet ligjore por bëjmë kujdes edhe për festat fetare e që është gjithë muaji prill muaj i Ramazanit kurse në fillim të majit janë Pashkët. Sipas ligjit, qeveria e Përzhinës ose qeveria teknike do të zgjidhet më 28 janar. Detyrimi ligjor që unë si kryeministër e kam do të plotësohet dhe sigurisht edhe marrëveshja e koalicionit që e kemi do të plotësohet,” tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

 “Arritëm marrëveshje për ndryshime në Kodin zgjedhor sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR-së dhe ato do të hynë në procedurë parlamentare që do të thotë se Kodi zgjedhor do të ndryshohet në periudhën që vjen edhe pse më duhet të theksoj se nuk është respektuar rregulli që të ndryshohet 6 muaj para fillimit të fushatës zgjedhore,” u shpreh Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Opozita shqiptare lëshoi me revolt takimin para kohe. Tre liderët e partive Izet Mexhiti, Bilall Kasami dhe Afrim Gashi kishin kërkuar anëtarin që i takon opozitës shqiptare në KSHZ, por sipas tyre, kreu i Kuvendit Talat Xhaferin kishte lëshuar takimin pas kësaj kërkese nga ana e tyre. Ata fajësojnë Xhaferin për pengim të qëllimshëm të këtij procesi.

“E para, nëse hymë në zgjedhje me KSHZ të pakompletuar, ajo do të jetë një pretekst, një shkelje e ligjit dhe tendencë për falsifikim të zgjedhjeve. Ne do të kërkojmë që të zbatohet ligjit, sa më shpejt të mbyllet procedura dhe të kompletohet KSHZ-ja sepse ai do të jetë një kontribut për zgjedhje fer dhe demokratike,” tha Izet Mexhiti, kryetar i Lëvizjes Demokratike (Lidhja Evropiane për Ndryshim).

Kreu i VMRO-së Mickoski tha se takimi vërtetoi se nuk ka më kushte për ndryshimet kushtetuese. 

Related posts

Aleksandër Vuçiq, po shqetësohet se po humb BDI-ja e Ali Ahmeti

Xh M

Bytyqi: Pagat në sektorin publik janë rritur me 70 për qind në mesatare që nga viti 2016

Xh M

7 vendet e Bashkimit Evropian me letër Brukselit: Përshpejtoni integrimin e Ballkanit

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy