Agjencia Zhurnal.mk.

Liderët e BE-së pajtohen për sanksione të reja ndaj Rusisë

Liderët e Bashkimit Evropian janë pajtuar që të vendosin sanksione ndaj Rusisë, që sipas tyre do të kenë “pasoja masive dhe të rënda”. Sanksionet janë kundërpërgjigje ndaj pushtimit “barbar” të urdhëruar nga presidenti rus, Vladimir Putin, tha blloku evropian.

Sanksionet godasin sektorin financiar, atë të energjisë dhe të transportit. Gjithashtu janë vendosur kufizime mbi eksportet dhe financimin.

Po ashtu, BE-ja ka shtuar në listën paraprake të sanksioneve emra të rinj të individëve rusë.

Liderët e bllokut prej 27-anëtarësh u pajtuan për vendosjen e sanksioneve gjatë një samiti urgjent që mbajtën më 24 shkurt në Bruksel, prej ku bën thirrje për dënimin e pushtimit.

Në deklaratën e samitit, liderët e BE-së thanë se rundi i ri i sanksioneve “do të shkaktojë pasoja masive dhe të rënda mbi Rusinë për shkak të veprimeve të saj”. Blloku tha se sanksionet e vendosura janë koordinuar me partnerët dhe aleatët.

BE-ja synon që të ngrijë asetet ruse që mbahen brenda bllokut dhe t’ua ndalojë qasjen bankave ruse në tregjet financiare evropiane.

Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell tha se “kjo është pakoja më e ashpër e sanksioneve që ne kemi zbatuar ndonjëherë”.

“Sanksionet tona do ta dëmtojnë në thelb ekonominë ruse”, tha kryeministri belg, Alexander De Croo.

Megjithatë, ende nuk dihen detajet mbi sanksionet, përfshirë nëse BE-ja ka vendosur që ta largojë Rusinë nga sistemi i transferimeve bankare, SWIFT.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, që më 24 shkurt po ashtu njoftoi për sanksione të reja ekonomike ndaj Rusisë, tha se SHBA-ja tash për tash ka vendosur që të mos vendosë sanksione ndaj Moskës, sa i përket sistemit SWIFT.

Liderët e BE-së kanë thënë se duan të vendosin sanksione edhe ndaj Bjellorusisë, për shkak të lidhjeve të ngushta të saj me Rusinë.

Më 23 shkurt, BE-ja vendosi rundin e parë të sanksioneve, duke sanksionuar ligjvënës rusë, zyrtarë qeveritarë dhe biznese.

Ministri i Mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoigu, një këshilltar i lartë i presidentit Vladimir Putin dhe të gjithë 351 ligjvënësit që votuan për njohjen e Donjeckut dhe Luhanskut si shtete të pavarura, janë në mesin e personave të sanksionuar në rundin e parë të sanksioneve të bllokut evropian.

Related posts

Forcat ukrainase sulmojnë aeroportin ushtarak rus në Krime

Xh M

Zef Berishaj atdhetari që dhuroi 50 mij dollarë për ndërtimin e Kishës në malin e Kakariqit

Xh M

Rund i ri i dialogut në Bruksel për çështjen e dinarit serb

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy