Agjencia Zhurnal.mk.

Liderët e Ballkanit Perëndimor do të nënshkruajnë marrëveshje përafrimi në Berlin

Berlin, 1 Nëntor – Agjencia e lajmeve Reuters ka shkruar për takimin që pritet të ndodhë mes liderëve të Ballkanit Perëndimor të enjten në Berlin.

Kjo agjenci tregon se liderët e Ballkanit Perëndimor do të nënshkruajnë tre marrëveshje për njohjen reciproke të kartave të identitetit, diplomave universitare dhe kualifikimeve profesionale.

Sipas Reuters, lëvizjet drejt integrimit më të afërt synojnë të sjellin stabilitet më të madh në një rajon që doli nga shpërbërja e Jugosllavisë dhe luftërat etnike të viteve 1990 dhe është ende nën tension.

“Gjithashtu synohet që të bëhet afrimi ndërmjet Serbisë, Malit të Zi, Bosnje-Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Shqipërisë me qëllimin e tyre të deklaruar për t’u integruar në Bashkimin Evropian fqinj, mes frikës për ndikimin në rritje të Rusisë dhe Kinës në rajon”.

“Serbia në veçanti, e cila u bombardua nga NATO dy dekada më parë, ka luftuar prej kohësh për të balancuar lidhjet e ngushta historikisht me Rusinë kundër aspiratave për integrim ekonomik dhe politik me Perëndimin”.

Një nga zyrtarët e qeverisë gjermane tha të martën se Serbia duhet të vendosë nëse dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian apo të hyjë në një partneritet me Rusinë.

Kancelari gjerman Olaf Scholz do të presë të enjten në Berlin liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit dhe BE-së si një ringjallje e të ashtuquajturit “Procesi i Berlinit” që paraardhësja e tij Angela Merkel vuri në lëvizje.

Related posts

Top Channel shkruan për “takim të fshehtë” Taravari-Ahmeti, demanton Taravari: Spekulim absolut!

I Z

LSM dhe KOSM bashkë në protestën e 1 Majit nën moton “Ne punëtorët”

D V

Nesër dhe të shtunën reshje shiu, më pas stabilizim i motit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky