Agjencia Zhurnal.mk.

Libia dënon marrëveshjen e Greqisë për kërkimet sizmike në jug të Kretës

Ministria e Jashtme e Libisë ka dënuar marrëveshjen që Qeveria e Athinës ka arritur me kompanitë ndërkombëtare për aktivitetet e kërkimit dhe shpimit për naftë dhe gaz natyror në Mesdhe në kufijtë detarë mes Libisë dhe Greqisë. një deklaratë me shkrim nga Ministria e Jashtme e Libisë thuhet se “Greqia duke përfituar nga kriza në vend” ka rënë dakord me kompanitë ndërkombëtare për të kryer kërkime sizmike në rajonet e diskutueshme, me qëllimin që t‘i imponojë Libisë qëndrimin e saj lidhur me çështjet e zonave të juridiksionit detar.

“Ministria e Jashtme e Libisë ka paralajmëruar, dënuar dhe ka protestuar zyrtarisht kundër Greqisë për shkak të që qëndrimit të saj për aktivitetet e kërkimit në jug dhe jugperëndim të ishullit të Kretës”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Libia do të ruajë me të gjitha rrugët ligjore dhe diplomatike të mundshme sovranitetin dhe zonat e juridiksionit detar, theksohet në deklaratën ku bëhet e ditur se hapi në fjalë është ndërmarrë pasi janë konfirmuar vërtetësia e raporteve lidhur me aktivitetet e Qeverisë së Athinës në rajonet e diskutueshme.

Greqia pak kohë më parë njoftoi se ka planifikuar të zgjerojë fushën e saj të kërkimeve sizmike në jug të Kretës.

Zëdhënësi i Qeverisë së Greqisë, Giannis Oikonomou, duke folur për SKAI TV konfirmoi lajmet se kërkimet sizmike të kryera në jug të Kretës nga “ExxonMobil” do të zgjerohen në drejtimin jugor të fushës dhe se këto zhvillime janë bërë në kuadër të planit fillestar. Theksohet se kërkimet do të kryhen me anijen “SANCO SWIFT”.

Related posts

Madje 38 për qind e amerikanëve kanë refuzuar mjekim për shkak të çmimeve të larta

Xh M

Johnson: Kam frikë se Ukraina do të detyrohet të bëjë “paqe të keqe”

Xh M

Tërmet i fuqishëm trondit Meksikën, sa ishte magnituda

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More