Agjencia Zhurnal.mk.

Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë, Boiken Abazi jep dorëheqjen

Boiken Abazi nuk do të jetë më lideri i lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë. Lajmin e ka pohuar vetë Abazi me anë të një postimi në rrjete sociale, ku ai shkruan se vendimi, edhe pse i diskutuar më parë, zyrtarizohet tani “për shkak të situatës në veri të Kosovës dhe raundit të parë të zgjedhjeve lokale”, dhe se për zëvendësuesin e tij po vazhdojnë diskutimet.

 

Postimi i plotë: Të dielen e kaluam bashkë me Albinin në selinë e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Ndoqëm mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve lokale nëpër komunat e Kosovës dhe diskutuam gjatë: për të ardhmen e Kosovës e Shqipërisë, nevojën për reforma në institucione dhe ekonomi, progresin shoqëror e mbarëkombëtar që nuk përjashton asnjë qytetar, çështje të ndryshme organizative të Lëvizjes sonë, e deri te raportet gjeopolitike në botë.

Në datën 15 shtator unë kam paraqitur dorëheqjen time të parevokueshme nga pozicioni i drejtorit ekzekutiv i Qendrës së Lëvizjes në Shqipëri, gjë që e kisha diskutuar edhe pas zgjedhjeve në Bordin e Qendrës, për të mbajtur përgjegjësitë e mia për rezultatet në Shqipëri. Kam pritur ta bëj këtë gjë publike, për shkak të situatës në veri të Kosovës dhe raundit të parë të zgjedhjeve lokale. Për hapat e radhës në Shqipëri jemi duke i vazhduar diskutimet.

Ndërkohë në Kosovë, nga vendi i tretë në zgjedhjet lokale të vitit 2017, VETËVENDOSJE! tash është e para edhe me votën popullore nëpër komuna në nivel Kosove. Sfidat nuk janë të vogla para 12 balotazheve pas katër javësh, por jemi me shpresë e të angazhuar si rrallë herë më parë. E ardhmja është e Lëvizjes, e shqiptarëve.

Vetëvendosje në Shqipëri mori pjesë në zgjedhjet e fundit me tre kandidatë, konkretisht me Boiken Abazin në qarkun e Tiranës, Iliaz Shehu në Lezhë dhe Kreshnik Merxhanin në Gjirokastër, por pa siguruar asnjë mandat.

Related posts

Nevaldo Hajdaraj dënohet me 10 vite burg për vrasjen e Klodian Rashën

N E

FOTO/ Bujar Nishani bojkoton punimet në Kuvendin Kombëtar të PD-së

R Zh

Dyshime për teste false të COVID-19, Mali i Zi pengon punëtorët nga Shqipëria për të dytën ditë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More