Agjencia Zhurnal.mk.

Lëvizja BESA: Zhvillimi i lagjeve është prioritet i kryetarit të ardhshëm të komunës, Fadil Zendeli

Gostivar, 10 tetor – Udhëheqësia e Lëvizjes BESA në kuadër të aktiviteteve parazgjedhore sot realizoi takimin me qytetarët në komunën e Gostivarit. Kandidati për kryetar të komunës, Fadil Zendeli, i shoqëruar nga kryetari i partisë Bilall Kasami, e vizituan shtabin lokal në fshatin Balindol.

 

Në takimin me qytetarët u bisedua për situatat aktuale dhe nevojnë për ndarje më masive, që të ndodhin ndryshimet.

Zendeli premtoi se nëse zgjedhet do të mbajë llogari për zhvillimin e lagjeve.

“Zhvillimi i lagjeve është prioritet i joni i përbashkët dhe me ardhjen tonë pas 17 tetorit do t’i ndryshojmë tërësisht. Votoni me guxim dhe lirisht për Lëvizjen BESA, për numrin 16 dhe për Gostivarin”, tha Zendeli në Balindol.

Lideri i partisë, Kasami, pret përkrahje nga qytetarët që të realizohet fitore në tërë rajonin e Pollogut.

“Tetova nuk është e tërësishme pa Gostivarin, poashtu edhe Gostivari pa Tetovën, ashtu që për neve është me rëndësi që Tetova dhe Gostivari të jenë të bashkuar si dhe të gjitha komunat në Pollog”, tha Kasami.

Related posts

Arifi: Zhvillimi rural, Tetova jonë është më shumë se vetëm qyteti

D V

Kurti: Kosova bashkëndjen dhimbjen me Maqedoninë e Veriut dhe popullin shqiptar

Z H

Jotova: Vazhdon presion evropian ndaj Bulgarisë për veton ndaj RMV-të

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More