Agjencia Zhurnal.mk.

Lëvizja Besa: Stop korrupsionit, ai vret!

Shkup, 9 dhjetor – Partia Lëvizja Besa është deklaruar me rastin e Ditës ndërkombëtare kundër korrupsionit.

 

Nëpërmjet një kumtese, nga kjo parti vlerësojnë se fillimisht duhet të hetohet prona e çdo personi që ushtron poste publike dhe shprehen “pro” një vettingu, por me njerëz të pastër.

Më poshtë reagimi i plotë:

9 dhjetori – dita ndërkombëtare kundër korrupsionit. Në luftimin e saj duhet më pak fjalë e më shumë vepra konkrete. Përkushtimi për të luftuar një fenomen kaq negativ në shoqëri, nuk është edhe aq i lehtë, përkundrazi, korrupsionit fillimisht duhet t’i jepet goditje nga lartë duke hetuar pronën e gjithë personave që ushtrojnë poste publike.
Duhet hetimi i tyre, mënyra se si i kanë fituar parat dhe si ata menaxhojnë me pronën publike.
Lëvizja BESA është për një vetting transparentë dhe me njerëz të pastër, do të parandalonte korrupsionin në shoqëri. Andaj, të punojmë më shumë në këtë drejtim, të mos lejojmë keqpërdorime të ndryshme, por të tregojmë se ne me luftimin e saj tregojmë vlerat tona pro-europiane.
Të gjithë duhet të bashkohemi rreth parullës “STOP KORRUPSIONIT – KORRUPSIONI VRET”.

Related posts

Edhe tre ditë fushatë për rrethin e dytë të zgjedhjeve

Z.H

Policia financiare ngriti kallëzim penal kundër shtatë personave përfshirë të punësuar në EVN

Z.H

Angellovska-Bezhoska: Me përfshirjen më të madhe të grave në ekonomi, rritja mund të ngritët për 30 për qind

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More