Agjencia Zhurnal.mk.

Lëvizja Besa për momentin nuk ka ndërmend të ngritë interpelancë kundër Grubit

Shkup, 4 tetor – Besa nuk do të dorëzojë nismë për interpelancë të zëvendëskryeministrit të parë në Qeveri, Artan Grubi, deklaroi për MIA-n deputeti i kësaj partie Fadil Zendeli, pasi mbrëmë në publik u paraqitën informacione të tilla. Duke e komentuar situatën në Kuvend, Zendeli dyshon se pushteti ka shumicë në Parlament duke thënë se fajin për këtë partitë në pushtet ia hedhin opozitës.

 

“Nuk ka një gjë të tillë për momentin, por nuk e përjashtoj mundësinë që në të ardhmen si parti opozitare nuk do të dorëzojmë nismë për ministrat e BDI-së dhe pushtetit në përgjithësi”, deklaroi për MIA-n Zendeli.

Deputeti i Besës konsideron se partitë në pushtet nuk kanë shumicë në Parlament dhe se ajo që po ndodh në BDI me “grupin e zjarrit” është çështje e brendshme e partisë.

“Nuk kanë shumicë. Mendoj se pushteti në njëfarë mënyre ia hedh fajin VMRO-DPMNE-së opozitare dhe partive të tjera të opozitës. BDI na përzien edhe neve, por në thelb problemi është në vetë shumicën e cila në Kuvend nuk ka kapacitet dhe nuk ka numra gjegjësisht shumicë që t’i realizojë politikat e saja”, tha Zendeli.

Në deklaratën për MIA-n ai nuk deshi ta komentojë situatën në BDI duke thënë se bëhet fjalë për çështje të brendshme të BDI-së, si dhe se deputetët të cilët janë nënshkrues të kërkesave të “grupit të zjarrit” askund publikisht nuk kanë thënë se duan të veprojnë të pavarur ose se janë kundër politikave të partisë.

Related posts

Rregullat aktuale për të udhëtuar në Greqi vazhdohen edhe për dy javë

Redaksia

14 viktima dhe 326 raste të reja me Covid

Z.H

Nikollovski nga VMRO-DPMNE: Votëbesimin e lëmë, kërkojmë zgjedhje të shpejta parlamentare

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More