Agjencia Zhurnal.mk.

Lëvizja BESA: Paralajmërimet për bomba nëpër shkolla ndjellin frikë – të rritet niveli i sigurisë në shkolla

Shkup, 3 nëntor – Lëvizja Besa ka reaguar ndaj kërcënimeve me bomba nëpër shkollat e Shkupit. Sipas Besës, përpos përhapjes së frikës dhe prishjes së procesit edukativo-arismor, ky fenomen dëshomn se nuk po ndërmeren masat e nevojshme për nivelin e sigurisë në shkolla, informon Zhurnal.

 

Nga L.Besa pyesin udhëheqësinë e qytetit të Shkupit dhe Ministrinë e ARsimit se çfarë duhet të ndodhë që të vetëdijësohen për seriozitetin e këtij fenomeni.

Besa apelon deri te organet kompetente që të ndërmarin hapa konkrete për të rritur nivelin e sigurisë në të gjitha shkollat./Zhurnal.mk

Të nderuar përfaqësues të mediumeve
Të nderuar qytetar

Kohëve të fundit nëpër shkollat e mesme në Shkup po paraqitet fenomeni i kërcenimeve anonime për vendosjen e bombave në hapsirat e shkollave.
Përveç përhapjes së frikës dhe prishjes së procesit edukativo-arsimor, ky fenomen po dëshmon se Ministria e Arsimit dhe Qyteti i Shkupit nuk po ndërmarin hapa konkrete për të rritur nivelin e sigurisë nëpër shkolla dhe të krijon kushte për zvogëlimin e panikut që po krijohet në këtë periudhe.
Pyesim publikisht udhëheqësinë e Qytetit të Shkupit dhe Ministrinë e Arsimit se çka duhet të ndodhë që ata të vetdijsohen për seriozitetin e ketij fenomeni!?
Pse edhe pas disa paralajmërimeve nuk po sigurohen objektet shkollore dhe te vendohet rend dhe siguri që do mundësonte mbarvajtje të procesit edukativo-arsimor.
Apelojmë deri te organet kompetente që sa më shpejt të ndërmarin hapa konkret dhe të risin nivelin e sigurisë nëpër gjitha shkollat dhe nxënësit të ndihen komod gjatë ndjekjes të procesit edukativo-arsimor.

Filiz Ndoci, anëtare e kryesisë qendrore.
Me respekt;
Zyra për informim e Lëvizjes BESA.

Related posts

Carovska nuk do të jetë pjesë e kabinetit të ri qeveritar

Z.H

Editorial/ E ardhmja evropiane e Maqedonisë, BE-ja na përkëdhelë, Bullgaria as që do t’ia dijë

N E

Komanda e Operacioneve e shënoi Ditën e Njësitit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More