Agjencia Zhurnal.mk.

Lëvizja BESA me marsh nëpër Tetovë, Kasami porositi se ndryshimet duhet të bëhen realitet

Shkup, 28 tetor – Lëvizja Besa organizoi marsh nëpër Tetovë të cilin e kryesoi kandidati për kryetar të komunës Bilall Kasami së bashku me përfaqësuesit e Aleancës për Shqiptarët. Marshi filloi nga selia e partisë Lëvizja Besa dhe përfundoi në sheshin e qytetit.

 

“Ky është marsh fitues i cili na bashkon të gjithëve pa dallim të përkatësisë partiake, etnike, fetare e të tjera. Me këtë aktivitet përfundojmë aktivitetet dy javore për rrethin e dytë zgjedhor që tregoi se kemi ofertën më serioze për dallim nga udhëheqja aktuale e dështuar e Komunës së Tetovës e udhëhequr nga Teuta Arifi”, theksoi Kasami.

Ai shtoi se programi dhe përpjekjet për ndryshimin e Teutës janë të pranuara nga qytetarët e Tetovës, të cilët më së miri dinë të bëjnë ndryshime.

“Si epilog i tërë veprimtarisë sonë, u krijua një konkluzion i përbashkët se në Tetovë ndryshimet duhet të bëhen realitet sepse Tetova dhe tetovarët kërkojnë ndryshime. Prandaj po marshojmë për fitore sepse Tetova bashkon”, thotë Bilall Kasami.

Ai potencoi se shtrirja e tyre bazohet në parimet e qeverisjes së mirë dhe zhvillimit të qëndrueshëm komunal me qëllim të arritjes së disa qëllimeve strategjike.

Gjatë marshit Kasami u përshëndet me qytetarët dhe u bëri thirrje që të votojnë të dielën, pavarësisht përkatësisë.

Midis përfaqësuesve të Aleancës për Shqiptarët ishte Vulnet Murseli i cili ishte kandidat për kryetar komune në rrethin e parë dhe këshilltarëz nga të dyja partitë.

Related posts

BP: Sektori financiar përballet mire me rreziqet nga kriza me koronavirusin

Z H

Besimi: Mjetet e FMN-së vlejnë besim në politikat e Qeverisë

Z H

ANALIZË/ Pas 31 tetorit Maqedoninë e pret dimër i ftohtë, por skena politike do të “vlojë” në maksimum

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More