Agjencia Zhurnal.mk.

Lëvizja Besa dhe BDI / Deklarata e Zaevit për komunën e Tetovës, frikë ose tentim për rritje të pazarit parazgjedhor

Shkup, 17 korrik – Kryeministri Zoran Zaev në një emision debativ në TV21 u pyet se kë do të mbështes LSDM prej kandidatëve në zgjedhjet lokale për komunën e Tetovës, ai u përgjigj se LSDM-ja po shqyrton opsionin për të bë një koalicion me koalicionin Aleanca për Shqiptarët dhe AlterNativa.

 

“Është ende herët të jepen përgjigje të tilla për supozime të tilla. Përgjigja ime në këtë pyetje mund të shkaktoj problem në koalicion. Shumica prej nesh mendojnë se LSDM në rrethin e dytë do të hyjë me kandidatin nga Aleanca. Është herët për të folur teorikisht”, deklaroi për TV21, kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

Pas kësaj deklarate të kryeministrit Zaev, një funksionar i Lëvizjes Besa në kushte anonimiteti për zhurnal thotë se, Zaev me këtë deklaratë në duket i frikësuar nga lajmi i publikuar ditë më parë në Zhurnal, se nëse LSDM për komunën e Tetovës do të bëjë marrëveshje me parti tjetër, Lëvizja Besa do të shqyrtoj mundësin për formimin të qeverisë së re me partitë opozitare.

Edhe një funksionar i BDI për Zhurnal thotë se deklarata e Zaevit nuk ka logjik BDI-ja të bëhet koalicioni parazgjedhor për zgjedhjet lokale me LSDM e të përjashtohet komuna e Tetovës.

“Nëse LSDM-ja do të kërkon nga BDI-ja të përjashtohet koalicioni për komunën e Tetovës, atëherë nuk ka logji koalicioni mes LSDM dhe BDI-së. Këtë nuk do ta pranonte kreu i BDI-së, Ali Ahmeti. Dhe nuk besoj që LSDM-ja do të kushtëzoj për diçka, nuk kanë pozita të forta as në këtë qeverisje për të kushtëzuar BDI-në. ” tha për Zhurnal funksionari i BDI-së i cili dëshiroi të mbetet anonim.

Sipas tij, LSDM-ja e di se pa koalicionin me BDI-në, vështir se do të mund të fiton në komunat e Shkupit, Butel, e Gazibabë pa votat shqiptare, përcjell Zhurnal.mk

Deri më tani kandidaturën për kryetar komune në Tetovë e kanë shpallur Teuta Arifi nga BDI, Bilall Kasami nga Lëvizja Besa dhe Sadi Bexheti nga PDSH-ja për të udhëhequr me Tetovën në 4 vitet e ardhshme 2021-2025.

Tani për tani nga koalicioni ASH-AAA ende nuk është bëri i ditur emri se me cilën do të garojnë në Tetovë, po njëjtë edhe nga LSDM-ja nuk kanë bërë publik ndonjë emër për Tetovën.

Related posts

Rreth 700 pacientë të hospitalizuar përshkak të Covid

Redaksia

Izet Mexhiti nga Çairi: Vota juaj për Visar Ganiun është votë për kompleksin e ri universitar “Nënë Tereza”

Redaksia

KSHZ pranoi dërgesë të re të terminaleve për shenja të gishtit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More