Shkup, 21 prill – Lëvizja Antibixhoz kërkon referendum në Tetovë për lojërat e fatit. Për t’u realizuar referendum fillimisht ky propozim duhet të kalojë në Këshillin Komunal. Jushi Emurllai thotë se Komuna e Tetovës është vonuar me procesin pasi që debati për këtë çështje është bërë para katër muajsh. Në seancën e rradhës propozimi pritet të vendoset para Këshilltarëve komunalë, e më pas brenda 40 ditësh do të duhet që të organizohet referendum.
“Nga dita që kalon në Këshill janë 40 ditë që duhet të realizohet ky referendum edhe në praktikë. Domethënë do të votohet si në zgjedhje normale që janë. Ne kemi kërkuar që sa më shpejt të realizohet ky referendum, por me zvarritjen e qëllimshme apo të pa qëllimshme Komuna e Tetovës është vonuar, qëllimisht apo pa qëllim, apo obligimeve, që ka pasur katër muaj janë bërë nga debati që kemi pasur në Komunën e Tetovës.”, tha Jushi Emurllahu nga Lëvizja Antini-Bxhoz.
Besar Durmishi, Kryesuesi i Këshillit Komunal thotë se ky propozim do të futet në Këshill, ndërsa më pas do konsultohen edhe më grupet e këshilltarëve të partive tjera.
“Javën që vjen, konkretisht ditën e hënë, do jeni të informuar dhe lam takim me koordinatorët e partive politike në nivel lokal bashkë me Lëvizjen Anti-Bixhoz që të shohim hapat e mëtutjeshëm që do t’i ndërmarrim.”, tha Kryesuesi i Këshillit Komunal Besar Durmishi.
Nga Lëvizja Anti-Bixhoz deklarojnë se do të organizojnë referendum edhe në qytetet e Maqedonisë së Veriut pasi që, ligji që duhet të kalojë në Kuvend po vonohet. Madje, sipas tyre, ai pr/ligj edhe po të miratohet nuk i largon lojërat e fatit tërësisht nga vendet e banuara. Sipas juristëve, referendumet e këtilla do të jetë këshillues dhe jo të obligueshëm për institucionet vendore.