Agjencia Zhurnal.mk.

Letonia e ka një lajm të keq për rusët

Shteti anëtar i Bashkimit Evropian, Letonia, e cila kufizohet me Rusinë, ka thënë se nuk do të ofrojë strehim për asnjë rus që ikën nga masa mobilizuese e Moskës.

 

“Për arsye sigurie, Letonia nuk do të lëshojë viza humanitare apo lloje të tjera për ata shtetas rusë që shmangin mobilizimin”, shkroi në Twitter Edgars Rinkevics, ministri i jashtëm letonez.

Rinkevics tha se Letonia do të ruajë gjithashtu kufizimet e kalimit kufitar për qytetarët rusë me viza Shengen, të cilat kanë qenë në fuqi që nga e hëna.

Ndalimi i hyrjes – i vendosur gjithashtu nga Polonia, Estonia dhe Lituania – ka për qëllim turistët dhe përjashton disidentët rusë që kërkojnë strehim në BE së bashku me shoferët e kamionëve, refugjatët dhe banorët e përhershëm të vendeve të BE-së, si dhe ata që vizitojnë anëtarët e familjes.

Related posts

50% e njerëzve me COVID-19 humbasin nuhatjen për një kohë të gjatë

Lea Muslija

Konsumatorët europianë vuajnë të parët nga ndalimi i naftës ruse

Xh M

Shkencëtarët australianë zbulojnë një objekt “të frikshëm” në Rrugën e Qumështit

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More