Agjencia Zhurnal.mk.

Lëshohen nga spitali të gjithë pacientët e lënduar nga aksidenti në Bullgari

Pirogov, 1 dhjetor – Pacienti i fundit i cili ishte lënduar në aksidentin e autobusit në autostradën “Struma” në Bullgari sot është lëshuar nga Klinika për Neurokirurgji në spitalin Pirogov në Sofje.

Ekipi mjekësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot pasdite e transferon pacientin në Maqedoninë e Veriut.

Ky është i lënduari i shtatë në incidentin e 23 nëntorit në të cilin jetën e humbën 45 persona, shtetas të Maqedonisë së Veriut.

Në kumtesën e sotme nga spitali Pirogov thuhet se të gjithë shtetasit e huaj të cilët i kanë mbijetuar aksidentit në autostradën Struma janë transferuar dhe gjendja e tyre është duke u ndjekur në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Republikën e Serbisë pas daljes së tyre nga Pirogov.

Related posts

Votohet Ligji për partner strategjik për autostradat Tetovë – Gostivar, Strugë – Qafë Thanë dhe Prilep – Manastir

D V

Policia e Kosovës parandaloi kontrabandë të mallrave të futura ilegalisht nga Maqedonia e Veriut

Xh M

Dy sulme të hakerëve, faqja e MASH ende joaktive

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More