Agjencia Zhurnal.mk.

Lëndimi i Pedrit mendohet të jetë i rëndë dhe mund të humbasë pjesën tjetër të sezonit

Pedri mund të humbasë pjesën tjetër të sezonit pas lëndimit në ndeshjen e Barcelonës ndaj Eintracht Frankfurtit.

 

Blaugranët patën një natë të tmerrshme të enjten në mbrëmje pasi u eliminuan nga Liga e Evropës, pas humbjes me rezultat të përgjithshëm 4-3 nga Eintracht Frankufrt.

Megjithatë, ndërsa po kryhet ‘post-mortem’, duket se gjërat do të përkeqësohen edhe për shumë për klubin nga Camp Nou.

Mesfushori Pedri u detyrua ta lëshoj fushën në pjesën e parë, duke u ankuar për një dëmtim muskulor. Ai u zëvendësua nga Frenkie de Jong, i cili ishte lënë në stol për shkak të sëmundjes gjatë javës.

Prognoza e parë për dëmtimin e Pedrit nuk është e mirë.

Sipas gazetës Mundo Deportivo, Pedri mund të humbasë pjesën tjetër të sezonit, me 6-8 javë që mendohet të jetë periudha e rikuperimit.

Pedri tashmë kishte humbur pjesën e parë të sezonit për shkak të lëndimit, duke u rikthyer në janar të këtij viti. Ai duket i vendosur për një tjetër mungesë të gjatë.

Related posts

Gazzetta Italia: Giroud afër nënshkrimit të kontratës me Milanin

Lea Muslija

Barcelona mund ta mbajë De Jongun, por me një kusht

Lea Muslija

Balotelli përplaset fizikisht me trajnerin e tij

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More