Agjencia Zhurnal.mk.

Lëndimet e Real Madridit: Mariano jashtë për dhjetë ditë ndërsa Rodrygo dhe Casemiro janë në dyshime

Real Madrid u largua nga Elche me tre pikë të mëdha të shtunën, pasi një dopietë e Vinicius Junior i ktheu në rrugët e fitores pas barazimit të mesjavës me Osasunan.

 

Megjithatë, udhëtimi në Estadio Martinez Valero nuk erdhi pa kosto për Los Blancos pasi ata pësuan shqetësime të reja lëndimesh përpara ndeshjes së tyre në Ligën e Kampionëve me Shakhtar Donetsk.

Rodrygo

Një test do të kryhet të hënën (sot) ose të martën pasi braziliani u detyrua të largohej në fazat e hershme.

Disponueshmëria e tij për ndeshjen e Ligës së Kampionëve do të varet nga vendimi i stafit mjekësor të klubit.

Casemiro

Mesfushori pësoi një goditje të keqe në hundë, por nuk ka pësuar asnjë pengesë të mëtejshme.

Me përjashtim të ndonjë surprize, ai do të jetë i aftë për të luajtur në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Shakhtarit.

Mariano Diaz

Sulmuesi, i cili nisi për herë të parë sezonin të shtunën, pësoi gjithashtu një goditje në hundë që e detyroi t’i nënshtrohej një operacioni mëngjesin e së dielës.

Për 10 ditët e ardhshme, Mariano do të jetë në gjendje të stërvitet vetëm ose në ushtrime që nuk përfshijnë kontakt fizik. Pas kësaj, ai mund të rifillojë stërvitjen dhe të luajë ndeshje me maskë. /Telegrafi/

Related posts

Jose Mourinho deklarohet pas humbjes turpëruese ndaj Bodo/Glimt: Faji është i imi, por kam skuadër të limituar

D V

Lukaku ia rekomandon Chelseat dyshen e Interit, Skriniar dhe Bastoni

D V

Mourinho po kërkon mbrojtës, Bailly ose Boateng mund të transferohen te Roma

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More