Agjencia Zhurnal.mk.

Lëndët e vjetruar ripërtërinë edhe më shumë mungesën e besimit në gjyqësi!

Shkup, 20 tetor – Në situatën kur mekanizëm shpëtimi për shumë të akuzuar është vjetërsimi lëndëve duhet patjetër që ligjërisht të rregullohet kjo çështje dhe të ndalohet vjetërsimi lëndëve. Më ironike se vet ky mekanizëm shpëtimi është fakti që gjitha shpenzimet për mbrojtje të lëndëve të vjetruara bien në kurriz të qytetarëve duke u marrë para nga buxheti i shtetit. Kjo do të thotë që shpenzimet për mbrojtjen e lëndëve të vjetruara me ndryshimet e fundit të Kodit Penal i mbulon shteti. Mjetet që të pandehurit i kanë paguar avokatëve me vendim të Gjykatës do duhen tu kthehen palëve. Dhe, kjo bënë të ditur që ky mekanizëm përpos që shpëton kryerësit e veprave dëmton edhe buxhetin e shtetit. Në të gjitha gjykatat në vend, mesatarisht vjetërsohen rreth 1.000 lëndë në vit, ose më saktësisht 932, shifra tejet të larta dhe tregues të qartë që kemi të bëjmë me mekanizëm të qëllimshëm që të amnistohen persona të caktuar pa dënuar, shkruan Zhurnal.

Vjetërsimi lëndëve gjyqësore shtysë dhe motiv për përsëritje të veprave –

Në momentin që kemi të bëjmë me vjetërsim të lëndëve me automatizëm nënkuptohet që amnistohen dhe shpëtohen shumë persona që kanë bërë vepra të ndryshme e që duhej të dënoheshin.

Në të gjitha gjykatat në vend, mesatarisht vjetërsohen rreth 1.000 lëndë në vit, ose më saktësisht 932, tregojnë të dhënat që Meta.mk i ka marrë nga gjykatat, duke përdorur Ligjin për qasje të lirë në informacion publik. Këto të dhëna i referohen periudhës 2018-2022, ndërsa numër më të madh të lëndëve të vjetërsuara ka pasur në vitin 2019 dhe në vitin 2020.

Se vjetërsimi lëndëve është mekanizëm për shpëtim kuptohet qartazi kur ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, arriti të “shpëtojë” –  rasti “Titanik 2”, i cili kishte të bënte me marrëveshjen për votimin e ankesave në favor të VMRO-DPMNE-së për zgjedhjet lokale të vitit 2013 në Strumicë. Vjetërsimi ndodhi pasi kishin kaluar gati pesë vjet nga mbajtja e seancës së parë. Në muajin mars të vitit 2019 u soll aktgjykim dënues në Gjykatën Themelore Penale, por Gjykata e Apelit e ktheu lëndën në rigjykim. Në rigjykim, aktigjykim u soll në janar të këtij viti, por lënda mundi të kalojë para Apelit që aktgjykimi të merrte formë të prerë, gjegjësisht seanca u caktua vetëm pasi kishte ndodhur vjetërsimi. Për veprën për të cilën ndiqej penalisht Mijallkovi, “marrja e shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm”, vjetërsimi absolut fillon 10 vjet pas kryerjes së veprës.

Shpenzimet për mbrojtjen e lëndëve të vjetruara me ndryshimet e fundit në Kodin penal bien në kurriz të qytetarëve, pasi parat do të merren nga buxheti shtetit –

Shpenzimet për mbrojtjen e lëndëve të vjetruara me ndryshimet e fundit të Kodit Penal bien në kurriz të buxhetit të shtetit. Mjetet që të pandehurit i kanë paguar avokatëve me vendim të Gjykatës do duhen tu kthehen palëve. Që shpenzimet të jenë të pranuara, avokatët duhen të dërgojnë kërkesë para gjykatës, të paraqesin shpenzimet reale, ndërsa deri më tani gjykata nuk ka marrë një vendim të tillë, informuan në brifingun e sotëm në Gjykatën Themelore -Shkup.

Shuma e cila duhet të ju paguhet avokatëve, përcaktohet në bazë të kërkesës që i parashtrohet gjyqtarit, pra trupit gjykues që ka trajtuar lëndën, janë ofruar prova për pagesën nga pala që pastaj gjykata t’i kthej ato mjete.

“Gjykata penale në këtë rast kërkon prova se këto shpenzime janë paguar më herë. Dëshmi është kuponi fiskal, certifikatë nga DAP ose certifikatë nga llogaria bankare, ku mundet të shohim hyrjen dhe daljen e mjeteve, që të mund si shpenzime reale t’i paguajmë, derisa nuk na jepen për mbikëqyrje, do të thotë se ka ndonjë problem. Dhe më pas këto shpenzime ju kthehen palëve”, sqarojnë nga Gjykata penale.

Përveç shpenzimeve të avokatëve, gjykata duhet t’i kthej edhe shpenzimet e bëra për ekspertizë, ndërsa të akuzuarit në këto raste do të mund të kërkojnë kompensim nga shteti për kohën e kaluar në paraburgim.

Këto veprime ulin edhe më shumë besimin në gjyqësi –

Një sondazh i OSBE-së që u publikua gjatë këtij viti zbuloi të dhëna shkatërruese mbi punën e gjyqësorit. 72 për qind e gjyqtarëve të anketuar nuk pajtohen se Këshilli Gjyqësor është mbrojtës i pavarësisë së gjyqësorit. Më shumë se gjysma e prokurorëve në shtet besojnë se këshilli i tyre nuk vendos në mënyrë të pavarur. Sondazhi vjen në një periudhë trazirash në këshillin gjyqësor që ka rezultuar me dorëheqje. Faktori ndërkombëtar e vlerësoi trupin si të paligjshëm.

Për më tepër, si gjyqtarët ashtu edhe prokurorët publikë shprehën mosbesim të konsiderueshëm në punën e këshillave të tyre, ku tre nga katër gjyqtarë të anketuar u shprehën se nuk besojnë se Këshilli Gjyqësor mbron me sukses pavarësinë gjyqësore, ndërsa më shumë se gjysma e prokurorëve publikë të anketuar tregojnë se nuk besojnë se Këshilli i Prokurorëve Publikë merr vendime në mënyrë autonome dhe të pavarur.

Prandaj, për të ecur para Maqedonia e Veriut është e detyruar që krahas gjitha reformave tjera të bëj edhe reformat e duhura dhe shumë të nevojshme në sektorin e gjyqësisë, fillimisht duke e departizuar pastaj duke e lejuar që të funksionojë pa presione politike, në mënyrë që të ketë kuptim të plotë si pushtet korrigjues. /Zhurnal.mk

Related posts

LSDM: Mickoski të përgjigjet për takimet me Palevskin

Xh M

Policia në tërësi e zbardhi rastin në Karbinci, nuk ka elemente të veprës penale

Xh M

Xhaferi kryeministër, partitë politike po përgatiten për qeveri teknike dhe për zgjedhje

Xh M