Agjencia Zhurnal.mk.

Lekiç, kryeministër i ri i Malit të Zi

Në mbledhjen e partive malazeze të shumicës parlamentare, të udhëhequra nga Fronti Demokratik (FD), të hënën është rënë dakord që mandati për përbërjen e qeverisë së re të Malit të Zi t’i jepet Miodrag Lekiçit, lideri i Demosit.

Marrëveshja për Lekiçin si kryeministër të ri u arrit nga partitë që kishin koalicion edhe pas zgjedhjeve të 30 gushtit 2020.

Këtë të hënë skadonte afati që presidenti Milo Gjukanoviç të propozonte një kandidat për përbërjen e qeverisë së re.

Shumica e vjetër parlamentare prej 41 deputetësh, përveç DF-së, përbëhet nga Demokratët dhe Lëvizja Qytetare Ura.

Përfaqësuesit e shumicës parlamentare deri më tani janë takuar disa herë për të arritur marrëveshje për zgjedhjen e mandatit dhe kryesisë së Kuvendit.

Miodrag Lekiç është ish-shefi i diplomacisë malazeze.

Në karrierën e tij diplomatike ka qenë ambasador i RSFJ-së në Mozambik, Lesoto dhe Svaziland, ambasador i RFJ-së, e më pas i Serbisë dhe Malit të Zi, në Itali dhe Maltë.

Me ftesë të disa partive opozitare malazeze, në vitin 2012 ai u bë themeluesi dhe presidenti i parë i koalicionit të Frontit Demokratik.

Ai pritet të pasojë shqiptarin Dritan Abazoviç, i rrëzuar javë më parë me mocion mosbesimi, ardhur pas një marrëveshjeje të diskutueshme të nënshkruar me Kishën Serbe /tesheshi.com/

Related posts

Autoriteti Palestinez e formon kabinetin e ri

Xh M

Lula: Negociatat aktuale të marrëveshjes BE-Mercosur duken më premtuese se më parë

Xh M

Qeveria Mitsotakis i mbijeton mocionit të mosbesimit në parlament, 158 deputetë votuan kundër

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy