Agjencia Zhurnal.mk.

Lekaj: Gjatë dy viteve të Qeverisë Kurti nuk është shënuar asnjë progres ekonomik në interes të qytetarëve

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj është shprehur se gjatë dy viteve të Qeverisë Kurti nuk është shënuar asnjë progres ekonomik në interes të qytetarëve.

Sipas Lekajt, qeveria ka dështuar edhe me mosdije por edhe me mungesë të veprimeve, për sa i përket politikave fiskale.

“Nëse flasim për ekonomi, kemi një stagnim në aspektin e zhvillimit ekonomik në vend e cila ka vështirësuar në masë të madhe jetën e qytetarëve. Në sektorin privat, paga minimale është 170 euro e ndërkaq Ligji për Pagën Minimale vazhdon të qëndrojë në sirtarët e Kuvendit. Në energji, e dimë gjithë se ZRRE ka marrë vendim për rritje të çmimit të energjisë elektrike për 15 për qind, vendim i cili vështirëson edhe më tej mirëqenien në vend”, u shpreh Lekaj gjatë një konference për medie.

Ai përmendi propozimin e grupit parlamentar të AAK-së për heqjen e TVSH-së për produktet bazike për një periudhë 6-mujore, por e cila nuk ka gjetur përkrahje nga qeveria.

Ndër të tjera, Lekaj foli edhe për ndërprerjen e shumë investimeve kapitale, duke vënë theksin te mungesa e investimeve në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë.

“Shohim se kemi stagnim edhe në investime kapitale, kemi bllokim të projekteve investive publike e kur merret parasysh se projektet e nisura më herët të cilat janë bllokuar, me rritjen e inflacionit do të jetë tepër e vështirë përfundimi i tyre. Kjo qeveri në vend që t’ia lehtësojë jetën qytetarëve, ajo po ja bënë më të vështirë çdo ditë e më shumë”, tha ai.

“Kemi regres në politikë të Jashtme, asnjë njohje gjatë këtij mandati. Në përgjithësi mund të them që kjo qeveri do të mbahet mend për mos shpenzimin e parasë publike. Deri më tani vetëm rreth 20 për qind të buxhetit janë shfrytëzuar për investime publike e që rrjedhimisht ndikon në ekonomi sepse ulja e qarkullimit të parasë publike po ndikon në shtimin e krizës në sektorin ekonomik dhe po rrezikon shumë kompani në funksionimin e tyre dhe ruajtjen e numrit të vendeve të punës”, ka përfunduar Lekaj.

Related posts

Masakra në Krushë të Madhe nga forcat serbe, i mbijetuari Elshani rrëfen se çfarë ndodhi para 25 vitesh, plagët që ka dhe jetën që bën

D V

Kurti: Demonstratat e vitit 1989, simbol i rezistencës së popullit të Kosovës ndaj shtypjes serbe

D V

Sot varroset 48 vjeçarja që u vra nga përleshja mes dy grupeve kriminale në Prishtinë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy