Agjencia Zhurnal.mk.

Lehtësohet tregtia e lirë dhe sigurimi i ushqimit midis Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës

Shkup, 6 tetor – Në prani të Kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe kryeministrit të Ukrainës, Denis Shmihal, sot në Pragë në mënyrë solemne u nënshkruan vendimet me të cilat plotësohet dhe rishikohet Marrëveshja ekzistuese për Tregti të Lirë mes Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës, me qëllim që të lehtësohet tregti e lirë dhe sigurimi i ushqimit midis dy vendeve.

 

Vendimet i nënshkruan ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski dhe zëvendësministri për Zhvillim Ekonomik dhe Tregti Ukrainës, Taras Kaçka.

“Gjatë takimit në të cilin mori pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, Kryeministri Kovaçevski edhe një herë i konfirmoi qëndrimet e Maqedonisë së Veriut për mbështetjen e fortë dhe të padyshimtë për vendin dhe popullin e Ukrainës, për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të saj”, qëndron në kumtesën e pres-shërbimit qeveritar.

Kryeministri Denis Shmahil e falënderoi delegacionin tonë të udhëhequr nga Kryeministri Kovaçevski për mbështetjen e madhe që Republika e Maqedonisë së Veriut ia jep Ukrainës.

Në biseda, Kryeministri Kovaçevski tregoi se përmbajtja drejt aktiviteteve dhe politikave të BE-së dhe botës demokratike, për ne si shtet do të thotë që të qëndrojmë në anën e duhur, në momentin e duhur.

“Me nënshkrimin e sotëm të marrëveshjeve në lidhje me tregtinë e lirë dhe sigurimin e ushqimit, në mënyrë shtesë forcohet bashkëpunimi mes dy vendeve. Dokumentet e nënshkruara mundësojnë liberalizim të mëtejshëm të tregtisë me produkte bujqësore dhe ushqimore nga të dyja palët. Në të njëjtën kohë, mundësohet eksporti pa doganë, veçanërisht për pemët dhe perimet e freskëta dhe tarifë doganore e ulur gjatë eksportit dhe importit të një numri të madh të produkteve ushqimore”, qëndron në kumtesë.

Me këto plotësime në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë, arrihet liberalizim shumë më i madh në lidhje me rregullat për origjinën, gjegjësisht nëse deri më tani për eksport në Ukrainë janë shfrytëzuar vetëm lëndë të para nga Maqedonia e Veriut dhe Ukraina dhe anasjelltas, ndërsa për eksport nga vendi ynë janë përdoreshin vetëm lëndë të para me origjinë nga Maqedonia e Veriut dhe Ukraina, me këto rregulla të reja do të jetë e mundur të përdoren edhe lëndët e para të BE-së. Marrëveshja e re do të mundësojë shfrytëzimin e lëndëve të para nga Ukraina gjatë eksportit në BE dhe anasjelltas

Related posts

Mot i vranët, i freskët dhe jostabil me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë

Redaksia

Gjatë vikendit me Covid u infektuan 66 persona

Z.H

Fillon paraqitja për vaksinim falas kundër gripit sezonal për grupe të ndryshme

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More