Agjencia Zhurnal.mk.

Ledina Çelo: Bashkëshorti siguron të ardhurat, unë iu përkushtova familjes

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Ledina Çelo, prej më shumë se një dekade jeton larg Shqipërisë.

Ajo ka krijuar një jetë të re në Fulda të Gjermanisë me bashkëshortin e saj, Naim Kabashin, me të cilin ka dy fëmijë.

Në një intervistë të veçantë për këtë fundvit, të dhënë në emisionin “Rudina” në TV Klan, këngëtarja Çelo ka rrëfyer arsyet familjare se pse u distancua nga muzika viteve të fundit.

“Ka ardhur sepse ti e di vetë, kur bëhesh edhe mama nuk është shumë e thjeshtë. Angazhimet familjare, fëmijët, jeta larg… nuk mund të them bëra një sakrificë sepse falënderoj Zotin që më ka sjellë ata dy fëmijë, ata janë jeta ime, por nuk ishte aq e thjeshtë që të mbaja një ekuilibër duke zgjedhur karrierën siç isha dikur, duhej të bëja patjetër një pauzë. Më saktë, riskova pak në marrëdhënien time me bashkëshortin. Duke qenë se të ardhurat financiare të mira vijnë nga bashkëshorti, duhet të ishte dikush në familje që do të bënte një sakrificë”, ka thënë Ledina.

Foto: Ledina Çelo/Instagram

Tutje, ajo është shprehur se përkushtimi i tërësishëm në familje mund ta ketë lënë larg profesionit të saj të vjetër, por që në muzikë nuk është asnjëherë vonë për t’u rikthyer.

“Erdhi shumë natyrshëm, nuk është se e vuajta shkëputjen në muzikë. Duke ardhur Erlisi unë isha në moshën 34-vjeçare dhe e doja shumë një fëmijë. Mund ta vazhdoja karrierë, madje kur Erlisi ishte dy vjeç unë erdha në Tiranë për të bërë nja dy bashkëpunime, një videoklip të ri… ishte e pamundur, nuk shkëputesha dot, nuk e di pse, me djalin larg… E shikoja që nuk isha Ledina si dikur sepse jam natyrë që në muzikë dua të jap 100%, e shihja që nuk isha ajo më, nuk kisha forcën e dëshirën e madhe, isha më shumë e tërhequr nga familja. Megjithatë tani janë rritur dhe ndihem mirë që kam ndenjur pranë fëmijëve dhe e shoh që tani po bëhen më të pavarur dhe asnjëherë nuk është vonë që të rikthehem me këngë të reja, ta vazhdoj karrierën aty ku e lashë”, theksoi këngëtarja Çelo.

Ledina përndryshe vitin e kaluar kishte publikuar një projekt të ri muzikor në bashkëpunim, teksa nuk ka dhënë sinjale nëse do të vijë sërish me diçka të re për fansat e saj.

Related posts

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

D V

Modelja Katie Price trondit me rrëfimin: Jam përdhunuar në moshën shtatë vjeçe në një park

D V

Fifi reagon ndaj atyre që e kritikuan Enver Petrovcin: Bollni më, jemi në një shtet demokratik – secili mund të flasim çfarë të duam

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy