Agjencia Zhurnal.mk.

Leao: Milani ëndërron të fitojë Ligën e Kampionëve

Rafael Leao ka thënë se Milani ëndërron të fitojë Ligën e Kampionëve, pasi mposhten Napolin në çerekfinale dhe siguruan kalimin në gjysmëfinale.

Ylli portugez ishte i papërmbajtshëm në ndeshjen mbrëmshme duke asistuar tek goli i Giroud, pasi vrapoi nga gjysma e fushës duke kaluar disa lojtarë para se të asistojë.

“Unë gjithmonë përpiqem të kalojë kundërshtarët dhe të vrapoj kundër tyre, e di që mund të bëj diferencën në atë mënyrë. Nëse nuk jam në gjendje të shënoj një gol, kërkoj kolegët e mi, kështu që kalova dy, pashë Giroud dhe e dija se ai mund ta përfundonte”, ka thënë fillimisht Leao.

Kontrata e portugezit zgjat vetëm deri në qershor të vitit 2024 dhe negociatat për një zgjatje janë zvarritur për më shumë se një vit, por ai la të kuptohej se është më se i lumtur të mbetet.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu, këtë e them gjithmonë, është nder të mbroj këtë fanellë. Nuk ka fjalë për njerëzit që punojnë me mua çdo ditë për t’u bërë një lojtar më i mirë”.

“Kam bërë mirë në Serie A sezonin e kaluar dhe doja të tregoja se çfarë mund të bëja edhe në Ligën e Kampionëve. Mendoj se po e bëj këtë, falënderoj trajnerin tim dhe ekipin”.

Në fund, Leao konfirmoi se ëndërron të fitojë Ligën e Kampionëve.

“Jam shumë, shumë i lumtur. Dua të vazhdoj të ëndërroj, të synoj më lart dhe si të gjithë lojtarët e këtij klubi ëndërrojmë të fitojmë Ligën e Kampionëve. Jemi shumë afër dhe do të përpiqemi deri në fund”, përfundoi portugezi.

Related posts

Pesë xhudistë e përfaqësojnë Kosovën në Evropianin e Xhudos në Zagreb, ndër ta edhe Akil Gjakova

D V

Legjenda e Athletic Bilbaos, Iker Muniain do të largohet nga klubi pas 15 vitesh

D V

Gjiganti anglez hap negociatat me Feyenoordin për trajnerin Arne Slot

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky