Agjencia Zhurnal.mk.

LDK u ankua kundër Arben Vitisë për shpërndarje të materialit zgjedhor, PZAP ia hedh si të palejuar ankesën

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), e ka hedhur si të palejuar ankesën me numër Anr.721/2021 të datës 28.10.2021 të parashtruar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, kundër kandidatit për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e LVV-së, Arben Vitia.

 

LDK kishte paraqitur ankesë në PZAP kundër Arben Vitisë, për shkak të shpërndarjes së materialit zgjedhor në Facebook, në zgjedhjet lokale të mbajtura më 17 tetor 2021, shkruan Telegrafi.

Në arsyetimin e vendimit të PZAP-së, thuhet se “PZAP-i me datë 28.10.2021 ka pranuar ankesën Anr.721/2021, paraqitur nga subjekti politik Lidhja Demokratike e Kosovës në të cilën pretendohet se më datë 28 tetor 2021, aktivistët e LDK-së rreth orës 12:00, kanë vërejtur se kandidati për kryetar komune të Prishtinës, Arben Vitia nga radhët e subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje (LVV), ka shpërndarë material zgjedhor (video) 13 sekondash në të cilën bënë thirrje për votim, pa bërë specifikim e duke iu drejtuar të gjithëve pa dallim, madje në një periudhë që ende nuk janë certifikuar rezultatet e duke bërë nxitje e ndërhyrje në votim. Si provë kësaj ankese i ka bashkangjitur linkun e videos së përmendur në ankesë”.

Tutje thuhet se paneli, pas shqyrtimit të lejueshmërisë së ankesës gjeti se ankesa është e palejuar sipas Nenit 33 dhe 44 i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, Rregullës Zgjedhore Nr.11/2013, Kodi i Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët dhe Rregulla Zgjedhore Nr.13/2013 Fushata e zgjedhjeve dhe njoftimi për ngjarjet politike, përcaktojnë aktivitetet e subjekteve politike gjatë periudhës së fushatës zgjedhore ku ndalojnë veprimet e subjekteve politike, mbështetësve të tyre ose kandidatët e tyre gjatë fushatës zgjedhore. 

Related posts

Kosova regjistron 4 raste të reja me Kovid-19 në 24 orët e fudit

N E

Elezi: Sot fillon numërimi i votave me kusht

D V

Para mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, Kurti takon përfaqësuesin special të OKB-së – flasin për pluralizmin dhe demokracinë në komunat me shumicë serbe

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More