Agjencia Zhurnal.mk.

LDK në Gjilan shpallet zgjedhjet e brendshme, Haziri i fton veprimtarët e aktivistët për pjesëmarrje

Gjilan, 28 maj – Kryetari i LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se dega e kësaj partie atje ka shpallur zgjedhjet e brendshme në qershor.

Haziri ftoi të gjithë veprimtarët e aktivistët e kësaj partie në Gjilan që të marrin pjesë në këtë proces.

“Pas vendimit të Këshillit të Përgjithshëm, respektivisht vendimit të kryetarit Abdixhiku për të organizuar zgjedhjet e brendshme të të gjitha strukturave, Dega e LDK-së ka shpallur zgjedhjet gjatë qershorit për komunën e Gjilanit”.

“Ftoj të gjithë anëtarët e regjistruar, pa dallim, dhe ata që ende nuk janë regjistruar, që të marrin pjesë në këtë proces, përfshirë veprimtarë, aktivistë dhe grup mosha të reja që përfaqësojnë komunitet e interesa të caktuara për zhvillimin e qytetit tone, në kuadër të politikave të LDK-së”, thuhet në njoftimin e LDK-së në Gjilan.

Haziri ka falënderuar të gjithë njerëzit të cilët sipas tij, kanë qenë përfaqësues në nivel lokal e qëndror për kontributin e dhënë.

Related posts

Valdete Idrizi jep dorëheqje nga pozita e drejtoreshës në Mitrovicë

D V

Mblidhen deputetët, Kuvendi sot mban seancë plenare

D V

Vdekja e 4-vjeçares nga Gjakova, reagimet e organizatave, Avokatit të Popullit e ministrit të Shëndetësisë – por, çfarë thonë nga Spitali i Gjakovës e çka nga SHSKUK-ja?

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy