Agjencia Zhurnal.mk.

LD-Maqedoni: Fillon debati për krijimin e Agjencisë së pavarur për luftën kundër korrupsionit të lartë dhe krimit të organizuar

Shkup, 19 prill – Pas shumë vitesh rezistencë të partive, sot Kuvendi duhet të nisë debatin për projektligjin për luftimin e formave të rënda të krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë, të paraqitur nga deputeti Pavle Trajanov, informojnë nga Lidhja Demokratike e Maqedonisë.

“Me miratimin e këtij ligji janë krijuar kushtet për çrrënjosjen e krimit nga zyrtarët dhe personat e tjerë të përfshirë në korrupsion të lartë”, thonë nga LD.

Ata shtojnë se për herë të parë në Maqedoni themelohet Agjencia e pavarur për luftimin e formave të rënda të krimit, mbi të cilën nuk do të ketë ndikim partiak dhe politik apo ndikim nga bartësit e pozitave të larta politike dhe shtetërore.

“Ligji përfshin zgjidhje sistemore që garantojnë pavarësinë e Agjencisë në zbulimin dhe dokumentimin e krimeve të përmasave të mëdha. Kjo Agjenci duhet të zbulojë format e rënda të krimit, të bëjë kallëzim penal, të propozojë konfiskimin e pasurisë së fituar me mjete kriminale, si dhe të propozojë ndalimin e veprimtarisë politike.

Agjencia do të drejtohet nga një drejtor i cili do të zgjidhet nga një bord prej 12 personash me integritet të lartë dhe rezistent ndaj ndikimeve politike dhe korruptive.

Agjencia do të punësojë (rreth 40) profesionistë të lartë, me të drejta dhe kompetenca të veçanta.

Ndryshe, ky ligj është pjesë e projektit DEKRET, sipas shabllonit të të cilit janë formuar institucione të tilla të pavarura në Bosnjë, Serbi, Kroaci, Slloveni, Angli, Mal të Zi dhe vende të tjera. Vetëm në Maqedoni ka pasur dhe ka rezistencë ndaj krijimit të një institucioni të pavarur për të luftuar krimin e organizuar, të cilin partitë nuk do të mund ta kontrollojnë”, thuhet në deklaratën e LD-së.

Related posts

Mbretëria e Norvegjisë dhuron 76 automjete për Armatën e Maqedonisë së Veriut

D V

Ministrja Kostadinovska-Stojçevska për vizitë në Teatrin Turk

D V

Rezultatet fillestare të KSHZ-së: Gordana Siljanovska Davkova 362,682 (40,08%), Stevo Pendarovski 180,306 (19,93%)

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky