Agjencia Zhurnal.mk.

LD: Komisioni për çështje historike po hap procesin e bullgarizimit të Maqedonisë

Shkup, 16 gusht – Nga Lidhja Demokratika kanë reaguar pas njoftimit të Komisionit për Çështje Historike për arritje të marrëveshjes me palën bullgare për kremtimin e përbashkët të figurave historike Shën Kirilin e Metodin, Shën Klementin e Naumin si dhe për Car Samoilin. Nga kjo parti thonë se ky komision po bën bullgarizimin e Maqedonisë së Veriut.

“Lidhja Demokratik paralajmëron një proces të prerjes së rrënjëve maqedonase përmes Komisionit të përbashkët për çështje historike dhe arsimore, duke hapur kështu një proces të bullgarizimit të Maqedonisë. Puna e këtij komisioni është reflektim i zgjidhjeve të përfshira në Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë, i cili përcakton historinë e përbashkët dhe themelimin e Komisionit për çështje historike dhe arsimore”, thuhet mes terash në reagimin e LD-së.

Related posts

Zyrtare: Istogu ‘blindon’ tre futbollistët e radhës

Redaksia

Besimi në FPD: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është BE-ja dhe tregu i vetëm evropian

Z.H

Pendarovski-Lofven: Mbështetje nga Suedia për fillimin negociatave me BE-në

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More