Agjencia Zhurnal.mk.

LD kërkon caktimin e seancës kuvendore për ndryshime të Kodit zgjedhor për një njësi zgjedhore

Shkup, 12 janar – Lidhja Demokratike kërkon Kuvendi për afatin më të shpejtë të mundshëm të caktojë seancë plenare, në të cilën do të debatohej për Propozim-ligjin e tyre për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit zgjedhor. Me ndryshimet, ata propozojnë Republika e Maqedonisë së Veriut të jetë një njësi zgjedhore.

“Më shumë deputetë më 5 mars 2021 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut kemi dorëzuar Propozim – ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit zgjedhor. I njëjtë është vendosur në rend dite në seancën e caktuar për më 15 maj 2021, (pika 5), por nuk ka filluar debati. Duke e pasur parasysh rëndësinë për ligjin, insistojmë në afatin më të shpejtë të mundshëm të caktohet seancë plenare dhe të hapet debat për këtë Propozim – ligj. Ndryshe, me ndryshimet propozohet Republika e Maqedonisë së Veriut të jetë një njësi zgjedhore, me model zgjedhor proporcional dhe pa prag”, thonë nga Lidhja Demokratike.

Related posts

Befason virusi Covid, 1197 raste të reja pozitive

Z.H

Bytyqi-Abazoviq: Nevojitet rritje e mëtejshme e bashkëpunimit reciprok dhe rajonal

Z.H

Van Bommel: Ndaj Dritës do të jetë 100% e vështirë

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More