Agjencia Zhurnal.mk.

Lavrov: Bisedimet Rusi-SHBA për kontrollin e armëve mund të fillojnë në korrik

Rusia pret që bisedimet e reja me Shtetet e Bashkuara për kontrollin e armëve të fillojnë nga mesi i muajit korrik, tha ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov.

 

“Shpresoj që brenda disa ditës, nga mesi i korrikut, të ketë takim mes delegacioneve të cilët do të diskutojnë obligimet e diskutuara mes presidentëve (të Rusisë dhe SHBA-së) për stabilitetin energjetik dhe reduktimin dhe kontrollin e armëve”, tha Lavrov më 30 qershor, raportojnë agjencitë ruse të lajmeve.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, gjatë samitit të tyre të mbajtur në Gjenevë të Zvicrës më 16 qershor, ranë dakord të zhvillonin bisedime për kontrollin e armëve bërthamore.

Bisedimet do të bazoheshin në traktatin e New Start (Fillimi i Ri). Biden ka zgjatur traktatin pak para skadimit të tij.

Traktati kufizon numrin e kokave bërthamore në 1,550, dhe mundëson një proces verifikimi.

Ndërkohë raportet mes Moskës dhe Uashingtonit janë përkeqësuar që kur Biden mori detyrën në janar, pasi Shtetet e Bashkuara sanksionuan Rusinë për shkak të sulmeve kibernetike, ndërhyrjen në zgjedhje dhe helmimin dhe burgosjen e politikanit të opozitës ruse, Aleksei Navalny.

Por, presidenti amerikan ka thënë se Shtetet e Bashkuara duan një marrëdhënie “të qëndrueshme” që u mundëson të dyja vendeve të punojnë së bashku për çështje të përbashkëta si stabiliteti strategjik, kontrolli i armëve dhe ndryshimi i klimës.

Related posts

HRW: Talibanët po arrestojnë dhe torturojnë civilët në Afganistan

Z.H

Çfarë po ndodh në Danimarkë, pas shfuqizimit të masave kundër COVID-19 – po mendojnë rikthimin e tyre

D V

Jahti superluksoz arrin në Kroaci, qiraja javore kushton 1.5 milionë euro! (Foto)

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More