Agjencia Zhurnal.mk.

Lautaro: Sot jam lojtar i Interit

Lautaro Martinezit, goli i mungon prej kohësh, por kjo nuk e step argjentinasin për të marrë përsipër përgjegjësitë e Interit dhe të kërkojë fitoren sot në “Camp Nou”.

Sulmuesi, i ulur krah Inzagit në konferencën për shtyp e ka nisur fjalën nga transferimi i tij i përfolur dhe i parealizuar te Barcelona, për ta përfunduar me analizën e sfidës dhe kërcënimin se milanezët nuk po shkojnë për barazim në Spanjë.

Sa afër keni qenë me Barcelonën?

Ajo tratativë i përket së shkuarës, sot jam lojtar i Interit, është ajo që kam dashur dhe di që gjithmonë jap maksimumin.

A do të nevojitet një ndeshje ndryshe nga ajo që kemi parë në Milano?

Ne e dimë që Barça ka lojtarë me shumë cilësi dhe që do të tentojnë inkursionet një kundër një. Na pret një ndeshje me shumë intensitet dhe të gjithë duhet të jemi gati për të.

Çfarë ka ndryshuar për ju ndër vite?

Ka kaluar kohë dhe tashmë i dimë mekanizmat e funksionimit të skuadrës. Tani duhet të mendojmë për ndeshjen e sotme, duhet të përsërisim pjesën e parë të ndeshjes në Milano. Shpresoj të luajmë mirë, me shumë personalitet dhe të bëjmë atë që kemi përgatitur gjatë gjithë këtyre ditëve.

Related posts

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

D V

Mësohet data e saktë se kur do të rikthehet Barcelona të luajë përsëri në ‘Camp Nou’

D V

Jo vetëm Sevilla, një tjetër klub i njohur i La Ligës dëshiron huazimin e Arda Gulerit, por Real Madridi ka një kusht

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy