Agjencia Zhurnal.mk.

Largimi i Koeman dhe ardhja e Xavit do t’i kushtojë Barcelonës plot 12 milionë euro

Situata aktuale financiare e Barcelonës nuk do t’i lejojë ata që t’i ofrojnë zëvendësuesit të Ronald Koeman një pagë të lartë për shkak të kufizimit të pagave për klubin që është vendosur nga La Liga.

Blaugrana janë të detyruar të kompensojnë financiarisht Koemanin dhe stafin e tij  pas vendimit të klubit për të ndarë rrugët me holandezin, pas disfatës së tyre 1-0 ndaj Rayo Vallecanos të mërkurën.

Një klauzolë lirimi prej një milion eurosh për Xavin

Xavi Hernandez konsiderohet të jetë objektivi kryesor i Barcelonës për të pasuar Koemanin, por që ish-kapiteni të kthehet në Katalonjë si trajner, klubi duhet të aktivizojë klauzolën e tij të lirimit prej një milion eurosh në Al Sadd .

Barcelona dëshiron të negociojë këtë shifër dhe është e gatshme të luajë një miqësore kundër Al Sadd në Doha nëse skuadra e Katarit pranon të zvogëlojë ose të heqë klauzolën.

Ndërkohë, Xavi nuk mund ta paguajë vetë këtë klauzolë pasi është i vetëdijshëm se paga e tij te Blaugranat do të jetë më e ulët se ajo që merr zakonisht trajneri te Barcelona.

Barcelona mund të shpenzojë pak më shumë se tre milionë euro për pagat e Xavi dhe stafit të tij deri në fund të sezonit.

Shefi ekzekutiv i Barcelonës, Ferran Reverter, zbuloi pak ditë më parë se klubi arriti të linte hapësirë në kufirin e pagave të tyre përmes marrëveshjeve të ndryshme, por pas rinovimit të kontratave të Pedri dhe Ansu Fatit, shifra e lartpërmendur mbetet e njëjtë.

Largimi i Koeman

Barcelona është e detyruar t’i paguajë një shumë afër 12 milionë euro Ronald Koemanit si kompensim pas vendimit të tyre për ta shkarkuar atë dhe holandezi duket se nuk ka ndërmend të marrë asnjë cent më pak se sa i detyrohet klubi.

Kjo do të thotë se në rast se Al Sadd vendos kundër negociatave për klauzolën e lirimit të Xavi, Barcelona do të duhet të shpenzojë deri në 16 milionë euro për të zëvendësuar Koemanin. 

Related posts

Inzaghi pas fitimit të Scudettos: Është një sensacion i jashtëzakonshëm

D V

Zyrtare: Fabio Cannavaro merr për herë të parë drejtimin e një skuadre në Serie A

D V

Mourinho i ka bërë tashmë të qarta ndjenjat e tij për t’u bërë trajner i Liverpoolit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky