Agjencia Zhurnal.mk.

Lapid mbledh për herë të parë qeverinë

Kryeministri i përkohshëm i Izraelit Yair Lapid mbajti të dielën mbledhjen e tij të parë të kabinetit që nga marrja e detyrës. Ai premtoi një qeveri funksionale, pavarësisht paqëndrueshmërisë politike, që detyroi vendin të shkojë drejt procesit të pestë zgjedhor që mbahet në më pak se katër vjet.

Zoti Lapid, paralajmëroi se Izraeli do të ndërmarrë çdo hap të nevojshëm për të mbrojtur veten, një reagim që erdhi pasi forcat e sigurisë së këtij vendi, rrëzuan tre dronë, që ishin lëshuar nga grupi militant libanez Hezbollah.

Zoti Lapid mori detyrën e kryeministrit javën e kaluar, si pjesë e një marrëveshjeje të arritur në vitin 2021 për formimin e koalicionit qeverisës. Fillimisht qeveria u drejtua nga Naftali Bennet, i cili u tërhoq pas një sërë dezertimesh e problemesh legjislative. Parlamenti u shpërnda dhe pushteti ka kaluar përkohësisht në duart e zotit Lapid.

Izraeli do të shkojë sërish në zgjedhje më 1 nëntor dhe zoti Lapid do të kërkojë të bindë votuesit të mbështesin vizionin e tij për të mos lejuar rikthimin e ish-kryeministrit Benjamin Netanyahu, i cili u rrëzua vitin e kaluar pas më shumë se një dekade në pushtet. Naftali Bennet nuk pritet të kandidojë në zgjedhjet e nëntorit.

Zoti Lapid u përball me sfidën e tij të parë të shtunën, kur Hezbollahu nisi tre dronë drejt një zone ku ndodhet një platformë izraelite gazi e instaluar së fundmi në Detin Mesdhe. Lëvizja dukej se ishte një përpjekje e Hezbollahut për të ndikuar në negociatat e ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara mes Izraelit dhe Libanit, mbi kufirin e tyre detar, një zonë që është e pasur me gaz natyror.

“Hezbollahu vazhdon rrugën e tij të terrorizmit, duke minuar aftësinë e Libanit për të arritur një marrëveshje për kufirin detar. Izraeli do të vazhdojë të mbrojë veten, qytetarët dhe pronat e tij”, tha ai. (Voa)

Related posts

Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Xh M

Kirgistani bllokon TikTok prej shqetësimeve mbi ‘shëndetin mendor të fëmijëve’

Xh M

OBSH lëshon një paralajmërim urgjent për gripin e shpendëve

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy