Agjencia Zhurnal.mk.

Lani leckat e kuzhinës në këtë mënyrë dhe do të bëhen si të reja

Ndiqni disa hapa të zakonshëm

 

Çdo amvisë e di që leckat e kuzhinës më vështirë lahen, sepse në to gjithmonë mbeten gjurmë të gatimeve dhe njolla nga pastrimi.

Megjithatë, ka mënyra si t’i eliminoni njollat dhe gjurmët e yndyrave, dhe që leckat sërish të jenë të pastra dhe pothuajse si të reja.

E gjitha që ju nevojitet të bëni është që t’i ndiqni disa hapa dhe t’i lani në këtë mënyrë.

Ju nevojiten:

▪ 1 enë e madhe me ujë,
▪ 2 lugë supe vaj ushqimi,
▪ 5 lugë zbardhues rrobash,
▪ 1 gotë detergjent pluhur për rroba,
▪ 2 lugë sodë bikarbonati.

Ujin në enë nxeheni derisa të vlojë, pastaj hiqeni nga shporeti. Të gjithë përbërësit e tjerë përzieni, pastaj hidhni në ujë dhe fusni leckat.

Enën mbulojeni dhe lëreni që uji të ftohet, pastaj leckat nxirrni, fërkoni pak dhe shpëlani.

Pas këtij veprimi, mund t’i njomni në enë me ujë të pastër, në të cilin më parë keni tretur dy lugë sodë bikarbonati dhe i lini të qëndrojnë disa orë.

Related posts

Në cilën moshë zbulohet talenti i fëmijës?

Xh M

Çfarë dimë për vitaminën K

Xh M

Zëri zbulon tradhtinë

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More