Agjencia Zhurnal.mk.

Landsbergis: BE-ja të hënën do të bisedojë për sanksione të reja kundër Iranit

Ministrat e punëve të jashtme të Bashkimit Evropian të hënën do të debatojnë për vendosjen e sanksioneve të reja kundër Iranit si përgjigje të shtypjes së protestave në atë vend, deklaroi sot ministri i Punëve të Jashtme të Lituanisë, Gabrielius Landsbergis, gjatë një vizite në Berlin.

 

“Do të propozojmë listë shtesë që mund të përfshihen në listën (ekzistuese) të sanksioneve”, tha Landsbergis.

Ai shtoi se sanksionet e reja kanë dy pjesë – njëra për pjesëmarrjen e Iranit në luftën me Rusinë në Ukrainë dhe tjetra për shkeljen e të drejtave të njeriut.

Protestat në Iran nisën më 16 shtator, ditën kur Mahsa Amini, 22 vjeç, vdiq në spital, ku ishte në gjendje kritike pasi u arrestua më 13 shtator në Teheran për “veshje të rrobave jopërkatëse” dhe mosrespektim të kodeve të rrepta për veshjejen e femrave.

Related posts

Ndalohet dhe lirohet aktivistja që hodhi vezë në muralin e Mlladiqit

D V

OKB kërkon që të lejohet dërgimi i ndihmave në Mianmar

D V

Disfatat e shumta të ushtrisë së tij e detyrojnë Putinin “të përfshihet personalisht” në luftën në Ukrainë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More